Jeep rinovon makinën e vet ikonë. Dy markat e tjera prestigjioze të grupit, Alfa Romeo dhe Maserati, nga ana tjetër po realizojnë dy modele premium surprizë, të aftë për të dhënë emocione dhe kthim në kohë tek prodhuesit
Për një makinë tashmë të gatshme për takimin me tregun, dy modele të tjerë janë duke u përgatitur. Megjithatë, modeli i ri Jeep Wrangler – debutues në sallonin e Los Anxheles-it në 28 nëntor, një model Maserati Suv mesatar dhe një Alfa Romeo Giulia Coupé, këto dy të fundit për debutim në vitet 2019-20, duhen parë si tre pika të së njëjtës strategji sulmi.
Promotorë të markave përkatëse, që së bashku formojnë zemrën e strategjisë së zhvillimit të grupit FCA, i cili, sigurisht, ka vendosur të përqendrojë fluksin e parave në dispozicion (të pakta, duke pasur parasysh se objektivi kryesor për vitin 2018 mbetet zerimi i borxhit). Megjithatë, nëse Wrangler ka hyrë tashmë në fazën zyrtare (ai do të jetë në shitje në verë), dhe modeli Levante, ndonëse ende jo zyrtarisht, është konfirmuar nga Drejtori i Përgjithshëm i grupit FCA, Sergio Marchionne, Giulia Coupéështë ende në proces bisedimesh, dhe nëse merr vendimin përfundimtar, do të jetë një surprizë për shumë njerëz.
SERIA 4 NЁ SHЁNJESTЁR
Në fakt dihej, se tek Alfa po punonin për një motër më të madhe të Stelvio-s, një Suv me përmasa të mëdha. Disa burime shtypi kishin përhapur edhe hipotezën për një model coupé, që figuron në planet e Alfa Romeo-s, por që nga Torino gjithmonë kanë mohuar faktin se debutimi i modelit është i shpejtë. Në thelb, informacionet e dala nga FCA, e konfirmojnë këtë version: makina do të realizohet, por në një kohë të dytë.
Por, si janë gjërat në të vërtetë? Nga jashtë, nuk është edhe aq e lehtë për t’u kuptuar. Kjo, edhe për shkak se, në një farë mënyre, duket se pritet një bilanc paraprak i performancave komerciale të modelit Giulia në tregjet e jashtme, për t’i hapur më pas dritën jeshile veprimeve të tjera. Megjithatë, korridoreve të Alfa-s, flitet për një coupé, atje zhvillohen vazhdimisht modele e stile, duke bërë që ideja të jetë vazhdimisht e pranishme,në pritje për të sjellë në fund të dekadës makinën sport utility “full size”. Për më tepër, trashëgimia e ngushtë e Giulia-s, do të ndihmonte në zvogëlimin e kohës dhe kostove të prodhimit.
LUFTЁ E HAPUR NDAJ MACAN
Një strategji që synon fuqizimin e gamës së lartë, e cila siç u tha edhe në fillim, përfshin gjithashtu edhe Jeep dhe Maserati. Në qoftë se i pari do të rinovojë modelin Wrangler, ikonën e makinave të veta 4×4, i dyti është duke punuar në një model krejtësisht të ri, me rrota të larta, i cili ka më shumë se një të përbashkët me Alfa Romeo, duke forcuar binominAlfa Romeo-Maserati.
Risitë që vlojnë në kompaninë Maserati, janë më shumë se një: nga realizimi i modeleve pasardhës të Gran Turismo dhe GranCabrio, tek studimet për krijimin e modelit të parë elektrik të gamës, i cili pritet pas vitit 2020. Trashëgimia e tij gjenetike, në fakt, i referohet një modeli tjetër, i cili nuk e ka në gjakMaserati-n: emri i tij është Giorgio, por është e lehtë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për emër personi, por për emrin e koduar që identifikon arkitekturën e modeleve Giulia dhe Stelvio. Duket se marketingu dëshironte ta pasurojë makinën me instrumente krejtësisht dixhitale, opsion ky, i hedhur poshtë për momentin, për arsye të kostove, ndërsa pajisjet ndihmëse të drejtimit do të përditësohen.
Risia më e rëndësishme megjithatë, ka të bëjë me motorët, me mundësinë e heqjes dorë nga ai me naftë. Më pak të qarta, megjithatë, lajmetpërsa i përket pajisjeve të Alfa coupé, është normale që të jepet fazat e ndryshme zhvillimin e dy projekteve.
Në pritje për të njohur më shumë detaje lidhur me zhvillimet e dy modeleve që kemi rindërtuar në këto faqe në bazë të informacioneve të mbledhura, mund të shikojmë fotot e Jeep Wrangler, të cilat dëshmojnë besnikërinë e skajshme të gjeneratës së rendaj ekzemplarit origjinal, të pandryshuar gjatë dekadave, një tipar stilistik i hasur rëndon, kur flitet për makina të tilla simbol.
Wrangler vjen me motorët e rinovuar e gjithnjë e më shumë efikas (përfshirë motorin me 4 cilindra 2.0, që rrjedh nga ai 280 kf i modelit Giulia), dhe duke pritur në kabinë një sasi pajisjesh elektronike të kohëve të fundit:nga sistemet e ndihmës në drejtim tek sistemi infotainment Uconnect, të vënë në praktikë me protokollet e ndërfaqes me celularët AndroidAuto dhe Apple CarPlay.
Pse një model Premium, me shifra shitje modeste? Dy janë arsyet kryesore: një gjë e tillë do të forconte imazhin sportiv të markës dhe, si i afërm i Giulia-s, do të kishte kosto më të ulëta zhvillimi.
MASERATI LEVANTINA
Një Levante me madhësi më të vogël është një zgjedhje logjike për markën modeneze. Për çfarë arsye? Për arsye tregu: që kur u prezantua i pari Suv Maserati, shitjet janë rritur. Dhe “e vogla” do të jetë vendimtare për të prekur kuotën 70.000.
JEEP WRANGLER
Ndryshon pas 12 vitesh klasikja amerikane 4×4. Seria e re nuk shërben edhe aq për të rritur masivisht vëllimet (kjo është një punë për Compass dhe Renegade), se sa për të ushqyer mitologjinë e markës
TRENDI SUV
Shifrat janë ende modeste, por trendi i rritjes së shitjeve të Maserati-t në botë është përshpejtuar me ardhjen e Levantes (2016).
Suv i dytë i Maserati-t do të jetë rreth 4 metra e 70 i gjatë, si Stelvio. Kalandra, e frymëzuar nga koncepti Alfieri, i jep atij një dozë të mirë spikatje dhe grinte.
LEVANTE/ PA MOTOR ME NAFTЁ, SHIKON DREJT SЁ ARDHMES
Deri më sot, paketa e motorit e parashikuar për suv-in mesatar të Maserati nuk përfshin praninë e motorit me naftë. Nëse kjo do të konfirmohej, do të ishte një lajm i shkëlqyer, i cili do të nxirrte në pah dellin e pararojës teknologjike të Maserati-t, me hibridizimin progresiv të njësive me benzinë si dhe debutimin e një modeli coupé “full electric” në vitin 2020, modeli i parë me emisione zero në galaktikën premium të grupit FCA. Duke u kthyer tek Suvi, ai do të ketë përafërsisht madhësinë e Stelvio-s, me dysheme rreth 470 cm: 30 më pak se Levante dhe e njëjtë me Porsche Macan.
REKORD ARKËTIMESH
Marka Jeep është një minierë ari: e fortë në emër dhe 4×4, ajo përfiton nga rinovimi dhe zgjerimi i gamës.
Modeli i ri Wrangler, në versionin soft top, këtu i hapur, i cili trashëgon nga i mëparshmi mundësinë e palosjessë xhamittë përparmë për ata që dashurojnë modelet off-road (kolonat anësore mbeten në këmbë për të garantuar sigurinë e kafazit të xhamit). Në të djathtë sipër, modeli me pesë dyer, i mbyllur. Poshtë, kroskoti: shije retro dhe instrumente dixhitale.
WRANGLER NUK E MOHON VETVETEN
Nga ajo që dihet në fazën e para-debutimit, Wrangler ka telajo me trarë dhe suspensione me urë të palëvizshme, por me boshte më të lehta. Motorë me katër dhe gjashtëcilindra, me benzinë dhe naftë, të kombinuar me kambiomanuale me gjashtë marshe.
GIULIA COUPÉ MЁ E LEHTЁ, MЁ “E KEQE”
Lidhur me modelin Giulia coupé, dihet shumë pak. Çfarë është e sigurt, është dyshemeja e veturës dhe gama e motorëve më të fuqishëm. Stilistikisht koherent me Giulia-n, është logjike që tiparet ballore janë pothuajse të pandryshuara. Debutimi pritet në vitin 2019, nëse do të pararendë atë të Suv-it të madh. Nëse jo, do të dalë në treg në fund të vitit 2020, me ndryshimin e dizajnit të veturës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.