Instituti GAP ka vlerësuar sot se investimi prej 37 milionë euro në sistemin e koogjenerimit ka zvogëluar konsumin e energjisë elektrike për mesatarisht 34 përqind në zonat e Prishtinës që janë të lidhura me ngrohtoren Termokos.
Sipas GAP, në bazë të të gjeturave krahas kursimit të energjisë elektrike ky sistem po ashtu ka ulur dukshëm edhe pakënaqësinë e qytetarëve që kishin më herët ndaj Termokosit.
Po ashtu në të njëjtën kohë ka dyfishuar nivelin e arkëtimit, shkruan KosovaPress.
Në bazë të të gjeturave pas funksionimit të gjenerimit pagesa mesatare në dhjetor 2014 ka qenë 52 euro, ndërsa në janar 2015 mesatarisht 54 euro për faturë.
Sipas GAP këto të dhëna tregojnë se pas përmirësimit të ngrohjes qendrore faturat e energjisë elektrike kanë rënë mesatarisht për 34 përqind.
Sipas hulumtimit të GAP në dhjetor 2013 një familje ka paguar 77 euro në muaj për energji elektrike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.