Gates dhe Jobs i rritën fëmijët pa teknologji

05/02/2018 9:28 AM 0 komente
Bill Gates dhe e bija, Jennifer

Psikologët po mësojnë me shpejtësi se sa të rrezikshëm mund të jenë smartphone-t për trurin e adoleshentëve.

Studimi ka zbuluar se rreziku i depresionit për një fëmijë në shkollë fillore rritet me 27% kur përdor shpesh rrjetet sociale. Fëmijët që përdorin telefonat e tyre për të paktën tre orë në ditë kanë më shumë probabilitet të tentojnë të vetëvriten.

Një kërkim i fundit ka zbuluar se shkalla e vetëvrasjes tek adoleshentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani eklipson atë të vrasjeve, me smartphone-t si një forcë lëvizëse. Por sinjalet për rrezikun që përfaqësojnë smartphone-t duhet të kenë qenë të qarta përreth një dekadë, sipas mësuesve Joe Clement e Matt Miles, bashkautorë të librit “Screen Schooled: Two Veteran Teachers Expose How Technology Overuse Is Making Our Kids Dumber”.

Fakti që dy figurat më të mëdha në fushën e teknologjisë në historinë e kohëve të fundit, Bill Gates dhe Steve Jobs – i lejonin rrallë fëmijët e tyre të përdornin të njëjtat produkte që kanë krijuar – duhet të na mësojë diçka – thonë Clement dhe Miles.
“Çfarë dinë këta drejtues të pasur për produktet e veta që konsumatorët e tyre nuk e dinë?” – pyesin autorët. Përgjigjja, sipas një numri në rritje dëshmish, është fuqia për të krijuar varësi nga teknologjia dixhitale.

 

“Kufizoni kohën e fëmijëve para ekranit tëtelefonave”

Në vitin 2007, themeluesi i Microsoft, caktoi për të bijën një limit kohe para ekranit kur ajofilloi të krijojë varësi të sëmurë nga një videolojë.

Ndër të tjera, nuk u lejoi fëmijëve të tij të kishin telefona celularë deri sa mbushën 14 vjeç (sot, mosha mesatare kur një fëmijë merr telefonin e parë është 10 vjeç).

Jobs, CEO i Apple, në një intervistë për “New York Times” në vitin 2011, ka thënë se ua ndalonte fëmijëve të tij të përdornin iPod kur ai sapo doli në treg. “Duhet ta kufizojmë kohën e përdorimit të pajisjeve teknologjike të fëmijëve tanë në shtëpi” – i tha Jobs gazetarit Nick Bilton.

Në një intervistë të fundit në kanalin e lajmeve online Cheddar, bashkëkrijuesi i iPod, Tony Fadell, hamendësoi se, nëse Steve Jobs do të ishte gjallë sot,do të përballej me shqetësimet në rritje të shoqërisë sa i përket varësisë nga teknologjia. “Ai thoshte shpesh, ‘eh, duhet të bëjmë diçka për këtë gjë’”, – ka thënë Fadell.

Te libri “Screen Schooled”, Clement dhe Miles thonë se prindërit e pasur të Silicon Valley duket se i kuptojnë më shumë fuqitë e varësisë ndaj smartphone-ve, tablet-ëve dhe kompjuterëve se sa publiku i gjerë – pavarësisht faktit që këta prindër fitojnë jetesën duke krijuar dhe duke investuar në atë teknologji.

“Është interesante të mendosh që në një shkollë publike moderne, ku fëmijëve u kërkohet të përdorin pajisje elektronike si iPad – fëmijët e Steve Jobs do të kishin qenë të vetmit që do të kishin hequr dorë nga kjo gjë” – shkruajnë autorët e librit.

Fëmijët e Jobs tashmë e kanë përfunduar shkollën, pra është e pamundur të dimë se si themeluesi i Apple do të reagonte ndaj teknologjisë edukative, apo “edtech”.Por Clement dhe Miles thonëse, nëse fëmijët e Jobs do të frekuentonin një shkollë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, do ta përdornin teknologjinë në klasë më shumë se sa në shtëpi.

Sipas autorëve, kjo vlen të paktën për shkollat e zakonshme. Një numër shkollash të specializuara në Silicon Valley, si për shembull Waldorf School, janë në mënyrë të konsiderueshme low-tech. Ato përdorin dërrasa të zeza dhe lapsa. Në vend që t’u mësojnë fëmijëve se si të kodifikojnë, atyre u mësohet aftësia për të bashkëpunuar dhe respekti. Në shkollën Brightworks, fëmijët mësojnë se si të jenë krijues dhe të zhvillojnë mësimin në shtëpi mbi pemë.

 

“Edtech” nuk do të jetë zgjidhja

Nëse ka ndonjë lidhje që Gates ka bërë me teknologjinë, ajo është tek avantazhet që u ofron studentëve në kontekste të caktuara arsimore.

Gjatë viteve që ka zbatuar politikën e tij, filantropi miliarder ka treguar interes të madh për edukimin e personalizuar, një qasje që përdor pajisjet elektronike për të ndihmuar në personalizimin e planeve mësimore për çdo student.

Në një postim të fundit në blogun e tij, Gates celebroi Summit Sierra, një shkollë me seli në Siatëll, që analizon objektivat personale të studentëve dhe krijon një rrugë për t’i arritur ato.
Në këto raste, teknologjia përdoret në mënyrë specifike dhe në mënyra që Gates i konsideron të rëndësishme për zhvillimin e një studenti dhe jo për t’u argëtuar.
“Mësimi i personalizuar nuk do të jetë shpëtim. Por kam besim se kjo qasje mund t’i ndihmojë të rinjtë të përfitojnë më shumë nga aftësitë e tyre”, – shkruan Gates

Burimi: Business Insider

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz