Gazprom rrit sasinë e gazit të eksportuar në Turqi

05/12/2017 12:57 PM 0 komente

Kompania ruse e energjisë, “Gazprom” deklaroi se eksporti i gazit natyror drejt Turqisë për periudhën janar-nëntor është rritur me 20,4% në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Në deklaratën e bërë, shkruan TRT, gjithashtu bëhet e ditur se është rritur edhe dërgimi i gazit natyror në vendet e përfshira në projektin e tubacionit të gazsjellësit Rrjedha Turke.

“Në këtë kuadër kompania e jonë ka rritur sasinë e gazit të dërguar në Greqi me 11,6%, në Bullgari me 6,8%, në Hungari me 22,3% dhe në Serbi me 26,1%”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kompania ruse “Gazprom”.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz