Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Berat Allbajrak, në një deklaratë që bëri në qytetin e Bursas, tha se Projekti i Gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP) do të merret në dorëzim për shfrytëzim më 12 qershor .
Ministri dha informacione edhe mbi shpimet në thellësi të Detit Mesdhe.
“Këtë verë do të realizojmë shpimin e parë të thellë në Mesdhe”, – tha Albajrak.
Parashikohet që me tubacionin TANAP të transmetohet në Europë përmes Turqisë gazi natyror azer, që do të nxirret nga zona “Shah Deniz-2” dhe zonat e tjera gazmbajtëse në jug të Detit Kaspik./ TRT TURKEY