Smartphone është një ndër shkaktarët kryesorë të shpërqendrimit kur jeni në timon. Përdorimi i telefonit vë në rrezik jo vetëm jetën e drejtuesit, por edhe të gjithë personave të tjerë afër tij.
Ligjet, që në vende të ndryshme në botë, ndalin përdorimin e smartphone-ve në timon, jo gjithnjë janë efikase dhe numri i aksidenteve që shkaktohen nga telefoni, rritet nga viti në vit. Nga Italia vjen një zgjidhje, GeorgeApp, një tip piloti dixhital, i aftë të lexojë mesazhet dhe azhurnimet në rrjetet sociale.
Si funksionon GeorgeApp?
Ky aplikacion ka si krijues të saj Alberto Forchino, një inxhinier italian i telekomunikacionit. Kur ju e aktivizoni për herë të parë, George do t’i kërkojë përdoruesit aksesin te njoftimet e smartphone, veçanërisht ato që lidhen me WhatsApp, Facebook, FB Messenger, Twitter, Telegram, Hangout dhe SMS.
Pasi autorizimi të bëhet aktiv, GeorgeApp do të lexojë me zë gjithë njoftimet dhe mesazhet që keni marrë: në këtë mënyrë drejtuesi i mjetit do të dijë se kush e ka kërkuar dhe për çfarë motivi, pa qenë i detyruar të heqë duart nga timoni dhe sytë nga rruga.
Ju mund ta shkarkoni falas GeorgeApp nga Google Play Store. Por pas 30 ditësh provë me përdorim të limituar, ju do të duheni të abonoheni (vetëm 0,59 euro në tre muaj).
Forca e GeorgeApp qëndron në thjeshtësinë e tij: është një mazhordom virtual që lexon për ne gjithë bisedat në smartphone. “George nuk ndërmerr nisma – bën shaka Forchino – është diskret, i heshtur, bën vetëm detyrën e tij, lexon mesazhet. Objektivi im është që të mbetet i thjeshtë dhe funksional. Ka një buton të vetëm: on-off. Është i dobishëm, nuk duhet të jetë i bukur, shpjegon krijuesi i tij. GeorgeApp është i nevojshëm për dy arsye. Së pari, ju ndihmon të mos shpërqendroheni në timon. Së dyti është i dobishëm në nivel social, pasi sa më shumë njerëz ta përdorin atë, aq më shumë zvogëlohet përqindja e aksidenteve që ndodhin për shkak të telefonave kur jeni në timon.
Për momentin GeorgeApp është i disponueshëm vetëm për pajisjet me sistem operativ Android dhe mund të shkarkohet gratis në GooglePlay. Ka një faqe zyrtare në Facebook dhe një faqe të dedikuar: georgeapp.eu.
“Nëse përdoruesit hasin ndonjë mosfunksionim të tij mund të na shkruajnë dhe të na ndihmojnë ta përmirësojnë atë. Mirëpresim sugjerimet për funksione shtesë në kuadër të frymës së bashkëpunimit” – përfundon Forchino.