Këshilli i Ministrave, përmes vendimit nr. 200, datë 13.03.2013 miratoi: “Kontratën e koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive Global Fluids International dhe Petroleum Consulting Partners; vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 498, datë 30.05.2013 “Për përcaktimin e procedurave të shenjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës”. Kjo nismë, sipas qeverisë, synonte uljen e evazionit fiskal në tregun përkatës.
Në fund të vitit 2013, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Hidrokarbureve për shfuqizimin e markimit të karburanteve. Shoqata e Hidrokarbureve kishte kërkuar shpalljen e dy vendimeve të qeverisë si antikushtetuese dhe që cenojnë lirinë ekonomike, konkurrencën dhe krijojnë pozitë dominuese në treg. Gjykata Kushtetuese ka gjetur se në vendimet e qeverisë nuk ka as cenim të Kushtetutës dhe as cenim të lirisë ekonomike.
Nga ana e tij, Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës që rrjedh nga këto projekt-akte.
Për vitin 2013 (viti i parë, jo i plotë i aktivitetit) kompania ka deklaruar një xhiro vjetore prej 137 milionë lekësh (gati 1 milion euro) ndërsa humbjet janë mjaft të larta, gati 0.7 milionë euro, për shkak të shpenzimeve të larta të deklaruara në koston e markerit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.