Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

15/05/2017 1:34 PM

 

gjeje_vet

 

Jetojmë në një epokë ku ritmi i ditës përshpejtohet gjithnjë e më shumë, koha është gjithçka të cilën kërkojmë dhe ku të vizituarit të dyqaneve tashmë është luks. Jetojmë në një epokë ku teknologjia, duke qenë pjesë e pandashme e jetës sonë, merr prioritet. Në këtë kohë teknologjike, GJEJE VETË formësohet si qendra e parë tregtare online, e cila ka si synim ofrimin e një game të gjerë produktesh për konsumatorët, vetëm me një klik.

Duke marrë në konsideratë modelet më të suksesshme botërore, Gjeje vetë mund të shndërrohet në alternativën më të mirë, komode, me çmime konkurruese për konsumatorët dhe njëkohësisht, në mjetin inovativ online për biznese të shumta.

Platforma e shitblerjes online GJEJE VETË, u jep mundësi bizneseve të regjistrohen pa pagesë dhe t’u ofrojnë publikut nga ana tjetër e kompjuterit apo smartphone të gjitha produktet, të cilat u mbërrijnë atyre në adresën e kërkuar, vetëm me një klik.

Untitled

Cilat janë avantazhet e platformës GJEJE VETË:

Biznese:

  • Bizneset ofrojnë për shitje produkte vetëm një klik larg konsumatorit.
  • Prezantim me mundësi detajimi si në përshkrime edhe në çmim, duke i thjeshtuar procesin e zgjedhjes dhe blerjes klientit.
  • Platforma organizon fushata të pandërprera komunikimi për të arritur rezultate të larta të shitje-blerjeve.
  • Stafi i gjejevete.al kujdeset dhe asiston për çdo pyetje, koment apo blerje për të gjitha produktet që prezantohen në platformë.
  • Platforma siguron një transport të sigurt dhe profesional të produkteve deri në adresën e blerësit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje.
  • Platforma ndjek me përgjegjësi çdo veprim që kryhet në të.
  • Statistika për produktet që shiten më shumë nga të gjithë shitësit e platformës për mundësi marketimi më të mirë të produkteve të tyre.

Individë:

  • Platforma u mundëson të gjithë klientëve që të bëjnë blerje të thjeshta në një kohë sa më të shkurtër. Ata kanë mundësinë që në çdo kohë të shikojnë online produktet që janë të interesuar dhe t’i përzgjedhin ato thjesht duke i parë online.
  • Shumëllojshmëri produktesh, por të kategorizuara me kujdes, jo vetëm që nuk e vështirësojnë kërkimin, por falë elementeve të përdorura në platformë thjeshtojnë, dhe informojnë klientin për krahasimet dhe zgjedhjen e produkteve.
  • Shërbim Online 24/7. Të gjithë blerësit mund të lundrojnë, të informohen dhe/ose të të kryejnë blerjen online në çdo kohë.
  • Platforma ofron si mundësi pagesë online  po ashtu edhe me para në dorë  në momentin e dorëzimit të produktit.
  • Gjejevetë.al garanton kthimin e produktit nga klienti brenda afateve dhe rregullave të  caktuara më parë.
  • Bizneset dhe klientët japin edhe marrin informacionet për ofertat në kohë reale.

 

Të shpejtë dhe të thjeshtë, me çmimet më të mira, GJEJE VETË është zgjedhja juaj e parë për të gjitha produktet që ju interesojnë, një qendër tregtare online të cilën ju mund ta vizitoni kur të doni, pa kosto, vetëm me një klik.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page