Një pikturë e vjedhur e Pikasos, e konsideruar e humbur prej vitesh, është shfaqur në SHBA, ku është nisur me postë si një “dhuratë false” prej 37$.
Në 1911 piktura e quajtur “ La coiffeuse” që do të thotë stilistja e flokëve, u zbuluar para dy muajve në një dërgesë nga Belgjika për të Long Island.
Kjo pikturë është pronë e qeverisë franceze, e cila vlen miliona dhe ishte vjedhur më tepër se 10 vite më parë, në Paris.
Sipas ekspertëve të artit viziv kjo pikturë vlen 2.5 mln dollar. Ende nuk dihet nëse personat përgjegjës janë gjetur dhe arrestuar, pasi në pako nuk kishte adresa specifike të dërguesit dhe të marrësit.