Gjenet e njeriut preken nga ndikimi i stinëve. Një e katërta e ADN-së sonë, ose pak më shumë se 5.000 nga rreth 23.000 e trashëgimisë sonë gjenetike, sillet ndryshe në verë apo në dimër, duke u bërë pak a shumë aktive. Botuar në revistën Nature Communications, hulumtimi është koordinuar nga John Todd, Ëellcome Trust Diabetes and Inflammation Laboratory në Kembrixh. Studiuesit zbuluan se gjenet e përfshirë në mbrojtjen e organizmit punojnë më shumë në muajt e ftohtë.
Analiza mbi 22 mijë gene
Zbulimi u bë i mundur në sajë të analizave të mostrave të gjakut dhe indeve yndyrore të 16.000 personave që jetojnë në vendet e të dy hemisferave.
Një gjen që ka ngjallur një interes të veçantë është ai i quajturi Arntl, më aktiv në verë, dhe se tek minjtë kemi pare që ka ndihmuar në ndaljen e inflamacionit. Nëse kjo do të rezultonte e vërtetë edhe tek njerëzit, nivelet e inflamacionit duhet të jenë më të ëdha në dimër në hemisferën veriore.
Gjithashtu është vënë re se një grup gjenesh, të lidhura me përgjigjen ndaj vaksinimit, është më aktive në dimër, duke sugjeruar se disa vaksina mund të jenë më efektive gjatë muajve të dimrit. Rezultati i këtij studimi do të ndihmonte të shpjegojë se përse disa sëmundje, si sëmundjet e zemrës, sëmundjet autoimune si artriti reumatoidi dhe diabeti i tipit 1, përkeqësohen në dimër dhe përmirësohen në verë.
Në muajt e ftohtë, ‘industria’ më e madhe e rezultateve të sistemit imunitar, përkthehet në fakt, në një përkeqësim të sëmundjeve autoimune, të cilat karakterizohen nga veprimi anormal i sistemit imunitar, që i ri-drejtojnë sulmet e tyre kundër trupit në vend që ti drejtojnë jashtë tij. Megjithatë, studimi përfundon, se nuk është ende i qartë mekanizmi që ekziston prapa këtij variacioni sezonal të sistemit imunitar.