Gjermani/ Bie prodhimi industrial

07/08/2018 10:25 AM 0 komente

Prodhimi industrial në Gjermani gjatë muajit qershor ra me 0.9 për qind, përqindje kjo edhe më e lartë se ajo që ishte parashikuar,prej 0.5 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikave, prodhimi i mallrave të konsumit ra me 1.6 për qind, gjatë muajit qershor.

Po sipas të njejtave të dhëna, porositë e bëra në fabrika të ndryshme në vend ranë me 4 për qind, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën e tensionuar të tregut.

Eksportet nga ana tjetër ishin në nivele të qëndrueshme gjatë muajit qershor, ndërsa importet shënuan një rritje prej 1.2 për qind.

Nëse do t’i krahasojmë me të njetën periudhë gjatë një viti më parë, eksportet u rritën me 7.8 për qind, ndërsa importet me 10.2 për qind.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of