Gjermanët janë në pritje të zgjedhjeve më 24 shtator dhe duke u afruar dita e madhe, të shumta janë mediat që po analizojnë të gjitha skenarët e qeverisjes, duke vendosur në qender stabilitetin ekonomik. Koalicioni që shihet si më i miri për vendet e punës, rritjen ekonomike, tregtinë dhe taksat, renditet e treta në mbështetjen e kombinuar të votuesve në votime, shkruan Bloomberg.
Tre skenarët kryesorë e nxjerrin Angela Merkel si kancelare. Por studimi i ekonomistëve tregon se edhe në zgjedhjet që partia e Merkelit ka një probabilitet të lartë për të fituar, politika mund të ndryshojë shumë në varësi të partnerëve të saj.
“Mos i nënvlerësoni zgjedhjet gjermane dhe mos i quani të mërzitshme”, paralajmëroi Carsten Brzeski, krye-ekonomist në ING-Diba AG në Frankfurt, duke iu përgjigjur sondazhit të Bloomberg. Ai tha se e sheh shumë më tepër se sa vetëm politikën ekonomike të Gjermanisë. “Zgjedhja e partnerit të koalicionit të znj. Merkel do të përcaktojë të ardhmen e Eurozonës. ”
Sipas anketës së zhvilluar nga Bloomberg, 26 ekonomistë, 18 prej tyre në Gjermani, u kërkuan të renditën secilën prej katër koalicioneve të propozuara nga sa efektive do të ishin ata në arritjen e 10 rezultateve të rëndësishme të politikave. Rezultatat e peshuara dhe të normalizuara japin një paraqitje se ku do të jenë prioritetet e koalicioneve të ndryshme.
Konfigurimi që do të komandonte më së shumti shumicën në Bundestag është një vazhdim i koalicionit ekzistues të ashtuquajtur mes Bashkimit Kristian Demokratik të Merkelit dhe Aleancës Sociale të Krishterë dhe rivalit të saj Partisë Social Demokratike.