Ministri gjerman i Ekonomisë Sigmar Gabriel tha të enjten se Evropa nuk kishte asnjë interes në vendosjen e sanksioneve më të ashpra të reja ndaj Rusisë per shkak te Ukrainës, por e vetmja rrugë qe duhej ndjekur ishte ti përmbahej kushteve të armëpushimit dakorduar vitin e kaluar në Minsk.
‘Sigurisht askush në Evropë dhe sigurisht as në Gjermani nuk ka ndonjë interes në të tjera sanksione të ashpra dhe Evropa si dhe e gjithë bota ka qartazi nevojë për Rusinë si një partner për të zgjidhur konfliktet dhe sfidat globale ‘, tha Gabriel për parlamentin gjerman.
‘Por rruga drejt përparimuit të ri në marrëdhëniet evropiane-ruse, rruga për shembull për të liberalizuar tregtinë nga Lisbona në Vladivostok, kalon nëpërmjet Minsk dhe hapave të dakorduara aty për t’i dhënë fund ndërhyrjes së armatosur në Ukrainë,’ tha ai.