Gjermania dhe Spanja arrijnë marrëveshjen për kthimin e refugjatëve

09/08/2018 11:35 AM 0 komente

Ndërkohë Berlini po kërkon të arrijë marrëveshje me vendet e BE-së për të lehtësuar presionin e brendshëm mbi refugjatët.

Gjermania ka përfunduar marrëveshjen me qeverinë spanjolle për të kthyer refugjatët që kanë aplikuar për azil në Gjermani, e para e një sërë marrëveshjesh të synuara me shtetet anëtare të BE-së. Ministria e Brendëshme gjermane tha se marrëveshja e re do të hyjë në fuqi këtë të shtunë.

Këtë fundjavë, Angela Merkel, Kancelarja gjermane, do të takohet me homologun e saj spanjoll Pedro Sanchez në Andaluzia, ku pritet që ata prioritet të kenë çështjen e emigracionet, midis shumë të tjerave.

Politika e azilit ka qenë një nga çështjet më të përçarëse në BE në muajt e fundit, duke ekspozuar ndarjet e gjata mbi mënyrën e trajtimit të flukseve migrante në të gjithë Detin Mesdhe, edhe pse numri i tyre është nën pikun e shënuar në vitet 2015-16.

Nuri i azilkërkuesve që kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar azil ka qenë shumë i lartë duke pasur parasysh ekonominë e saj të fortë. Kjo ka shkaktuar probleme të brendshme për Znj. Merkel, e cila është nën presionin nga partnerët e saj të koalicionit për të kontrolluar dhe zvogëluar fluksin e refugjatëve.

Kjo çështje tejet delikate gati sa rrëzoi qeverinë e saj dy muaj më parë pas një mosmarrëveshjeje midis Bashkimit të saj Kristian Demokrat dhe aleatit bavarez, Bashkimit Kristian Social. Që atëherë, Kancelarja ka kërkuar ndihmë nga udhëheqësit e tjerë të BE-së për të arritur një zgjidhje europiane për çështjen.

Marrëveshja me Spanjën është e para, duke shpresuar se ajo do të pasohet edhe nga të tjera, për shembull me Italinë dhe Greqinë.

Megjithatë Italia, e cila për shkak të vendndodhjes së saj ka pasur fluksin më të madh të azilkërkuesve që kalojnë Mesdheun, ka gjasa të jetë shumë më e tërhequr për të pranuar një marrëveshje me Gjermaninë.

Ndërsa Z. Sanchez, një socialist, që në monetin që erdhi në pushtet e ka vendosur çështjen e emigracionit në krye të axhendës së tij. Sipas qeverisë së tij, emigracioni është një çështje europiane që duhej të trajtohej kolektivisht.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz