Gjermania u mbështet tek konsumatorët vendas për rritjen ekonomike tremujorin e fundit teksa investim ranë, duke e vënë forcën e rimëkëmbjes së kombit në rrezik.
Produkti i brendshëm bruto në ekonominë më të madhe të Evropës fitoi 0.1 për qind në tre muajt deri në shtator, sipas deklaratës nga Zyra Federale e Statistikave, duke konfirmuar parashikimin e 14 nëntorit. Konsumi privat u rrit 0.7 për qind, ndërsa investimet kapitale ranë 0.9 për qind.
Ekonomia apatike e euro-zonës dhe tensioni politik me Rusinë po dëmtojnë gatishmërinë e kompanive gjermane për të investuar, duke minuar potencialisht perspektivat e rritjes si Brenda vendit ashtu dhe në bllokun e monedhës si një i tërë. Qeveria gjermane i ka rezistuar thirrjeve për rritje të shpenzimeve të saj teksa ajo ka për qëllim të balancojë buxhetin e saj të vitit të ardhshëm, dhe ka caktuar një shifër prej 10 miliard euro (12.4 miliardë dollarë) për të nxitur investime deri në vitin 2016.