Qeveria e Republikës së Kosovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi zhvillimor me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë.
Kjo marrëveshje arrin vlerën prej 29.5 milionë euro dhe ka për qëllim orientimin në fushën e arsimit, bujqësisë.
Ministri i Financave Avdulla Hoti e falënderoi Qeverinë Gjermane për kontributin që ka dhënë ajo për këto 15 vite duke cekur se deri më tani kjo qeveri ka dhënë ndihmë prej 480 milionë euro për projekte zhvillimore në të gjitha fushat, shkruan Kosova Press.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.