Në qytetin Shoreditch në Londër do të organizohet një Oktoberfest i një lloji tjetër gjatë këtij shtatori.
Oktoberfesti ëshë një prej festave që pëlqehet kudo në botë, duke filluar nga birra, konstumet tradicionale dhe festivalet e këngës me artistë nga vende të ndryshme. Por këtu jemi në Londër dhe gjërat do të bëhen sipas traditës dhe stilit londinez, prandaj këtë vjeshtë, një festë e njohur nën emrin “Anti-Oktoberfest” do të mbahet në juglindje të Londrës në Shoreditch.
Organizatorët e kësaj feste, edhe pse e pranojnë me vështirësi, kanë marrë të gjitha elementet më të mira tradicionale të kësaj feste me origjinë gjermane, duke i dhënë një prekje dhe detaje të tjera angleze. Në këtë festë, përveç llojeve të ndryshme të birrës, që është edhe qershia mbi tortë, do të gjeni edhe konkurse të ndryshme kënge, ushqimi, shfaqe magjie me disa nga prestigjiatorët më të famshëm anglezë dhe pjesëmarrjen e një bande muzikore e cila do të luajë ‘live’ disa prej këngëve më të famshme britanike të rrymës pop.
Kjo festë do të zhvillohet nga data 22 shtator deri më 6 tetor. Hyrja në këtë festë është kundrejt vlerës 20 paund, ndërsa nëse dëshironi të blini biletën “VIP” do ta gjeni atë për 50 paund.