Gjermania është e vendosur të nisë një skemë të re stimuluese me vlerë rreth 1 miliardë euro (1 miliardë dollarë) për të siguruar që më shumë konsumatorë të blejnë makina elektrike teksa përpiqet të përmbushë objektivin për të sjellë 1 milion prej tyre në rrugët e saj deri në fund të dekadës.
Shpenzimet e stimujve, të ngjashme me ato të aplikuara tashmë në disa vende të tjera evropiane, duhet të ndahen në mënyrë të barabartë mes qeverisë dhe prodhuesve të makinave me qëllim për të shitur një shtesë prej 400,000 makinash elektrike, referoi ministri i transportit Alexander Dobrindt.
Kritikët thonë se gjenerim më i madh i energjisë elektrike për të ngarkuar makinat me bateri do të rrisë emisionet e dioksidit të karbonit.
Aktualisht Gjermania, tregu më i madh i makinave në Europë, ka vetëm rreth 50,000 automjete totalisht elektrike dhe hibride në mesin e 45 milionë makinave që lëvizin nëpër rrugët e saj.
Sipas planeve, të miratuara më herët në mesin e ministrave të qeverisë dhe përfaqësuesve të Volksëagen (VOËG_p.DE), Daimler dhe BMË, blerësit e makinave elektrike do të përfitojnë një zbritje prej 4,000 euro, ndërsa blerësit e makinave hibride do të përfitojnë një zbritje prej 3,00 eurosh.