Kupa e Botës e këtij viti ka qenë një nga më emocionueset në histori, me gjashtë ndeshje jashtë orarit apo gjuajtje të penalltive në raundet përmbyllëse. Por, kur gjysmëfinalja mes Gjermanisë dhe Brazilit nisi të martën në mbrëmje, më pak se gjysmë ore më vonë, loja kishte mbaruar.
Thomas Muller i Gjermanisë shënoi në minutën e 11-të, duke arritur golin e tij të pestë të Kupës së Botës të këtij viti. Por ky rezultat zgjati fare pak dhe në hapësirën prej 30 minutash u shënuan edhe katër gola të tjerë duke e cuar rezultatin në 5 me 0 për Gjermaninë. Deri në minutën e fundit të pjesës së dytë tifozët e përlotur me Brazilin panë edhe dy gola të tjerë ‘gjermanë’ përvec të ashtuquajturit ‘goli i nderit’ nga brazilianët, i cili nuk mundi të shpëtonte asgjë nga kjo ndeshje.
Hera e parë që Brazili priti Kupën e Botës në vitin 1950, skuadra vendase humbi ndeshjen e kampionit me Uruguain në atë që deri më sot ishte humbja më e rëndë në historinë e mirënjohur të ekipit. Humbja 7-1 ndaj Gjermanisë në këtë Botëror konsiderohet një ‘turp historik.’
Pra jo vetëm që është humbja më e keqe me të cilën është përballur ndonjëherë Brazili, por është edhe ndoshta eliminimi më i turpshëm i çdo ekipi vendas në historinë e Kupës së Botës. Afrika e Jugut nuk arriti të kualifikohet në raundin e grupit në vitin 2010, ashtu si edhe Spanja në vitin 1982, por në asnjë rast ekipet nuk janë shkatërruar tërësisht; Humbja më e keqe që ka pësuar një ekip vendas ishte 3-0 humbja e Afrikës së Jugut ndaj Uruguait. Dhe ndërsa Zvicra u mund nga Austria me shtatë gola në vitin 1954 gjatë eliminatores, ata të paktën shënuan pesë gola në përpjekje e sipër.
Shumë do të përpiqen të shpjegojnë rezultatin e pabesueshëm të së martës duke vënë në ‘shënjestër’dëmtimin që kishte pësuar sulmuesi fenomen Neymar dhe mungesën e mbrojtësit Thiago Silva për shkak të pezullimit të dy kartonave të verdhë në ndeshjet e mëparshme. Ndfoshta dhe shumë argumente të tjerë do të shfaqen për të justifikuar ktë humbje të turpshme, por pavarësisht cdo shpjegimi për këtë ‘dajak’, askush nuk mund të mohoje faktin se kjo është një nga humbjet më të turpshme në historinë e Kupës së Botës.