Flet Erila Haska, Partnerët Shqipëri
Çfarë mendoni se do të sjellë kjo metodë në funksion të të bërit biznes në Shqipëri?
Ky është një event, i pari i këtij lloji midis biznesit dhe OJFsë në Shqipëri. Rëndësia më e madhe në këtë projekt është nxitja e bashkëpunimit të sektorit fitimprurës me atë jofitimprurës dhe gjetja e interesave të përbashkët. Ne kemi bërë disa kombinime të paracaktuara, në bazë të fushës së interesit që kanë pasur OJF-të, në shërbimet që ato duan të shesin apo promovojnë. Sigurisht ka shumëçka mund të bëhet me bashkëpunimin mes tyre, ky është eventi i parë dhe në njëfarë mënyre është një lloj testimi për të gjithë ne.
Çfarë eventesh të tjera priten që të realizohen vitin e ardhshëm?
Ne do të realizojmë edhe “speed-date” të tjera në muajt në vazhdim, ku do të marrin pjesë më shumë biznese, për t’i dhënë mundësi edhe organizatave të tjera të shoqërisë civile, për të krijuar kontakte midis tyre. E rëndësishme do të ishte gjetja e interesave të përbashkëta për financime, apo edhe shitja e produkteve dhe shërbimeve.
Sa mendoni se do të ofrojë bashkëpunim ky format?
Qëllimi kryesor është eksplorimi mbi ngritjen e urave të bashkëpunimit, por edhe drejt orientimit të politikave të Përgjegjësisë Sociale të Biznesit, për të adresuar nevojat e komuniteteve në fokus të sektorit jofitimprurës. Momentalisht, ky që po organizohet do të mund të përmbushë qëllimin e tij edhe sikur të ketë vetëm shkëmbime kontaktesh mes tyre, dhe njohje të punës së gjithësecilit, duke qenë se po e konsiderojmë si fazë e parë.
Si është realizuar përzgjedhja e bizneseve të pranishme?
Ne patëm një formular aplikimi, për organizatat e jofitimprurëse, në të cilin ishte theksuar fusha e operimit të tyre dhe produktet apo shërbimet që ofrojnë. Bazuar në këtë, ne përzgjodhëm edhe sektorët e bizneseve. Ata të cilët patën mundësinë dhe interesin për të qenë pjesë e këtij formati, janë sot të pranishëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.