Grupi JSW i udhëhequr nga Sajjan Jindal po shqyrton mundësitë e investimeve në Maqedoni, sipas një burimi, shkruan The Hindu Business Online. Megjithatë, ende nuk janë bërë të njohura planet e investimeve të grupit.
“Kjo është e gjitha në fazat fillestare. Kompania është duke eksploruar mundësitë e investimit në Maqedoni, “tha burimi për zhvillimin e kësaj çështjeje.
Manjati i çelikut Sajjan Jindal bëhet e ditur sipas burimeve që kishte takuar gjithashtu kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev për këtë çështje këtë muaj.
JSW Group është një konglomerat multi-miliardë dollarësh me prezencë në të gjithë Indinë, SHBA, Amerikën e Jugut dhe Afrikën. Grupi është pjesë e Grupit O P Jindal me një gjurmë të fortë në të gjithë sektorët kryesorë ekonomikë, përkatësisht të çelikut, energjisë, infrastrukturës, çimentos, ndërmarrjeve dhe sporteve. JSW Steel zotëron fabrikë për çelik në Baytown, Texas në SHBA.