E PËRDITËSUAR/Ministri i Energjisë dhe i Industrisë Damian Gjiknuri iu ka dhënë një paralajmërim të fortë kompanive koncensionare që shfrytëzojnë minierat. Gjatë një kontrolli që është realizuar
në 39 miniera kë rezultuar se një pjesë e madhe e tyre janë me shkelje dhe janë marrë masa për 29 prej tyre.
Ministri Gjiknuri e cilësoi Bulqizën si një nga zonat më problematike theksoi se kjo masë është marrë pas kontrollit të bërë nga Grupi i Punës për vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar sipas detyrimeve të marrëveshjeve koncesionare dhe lejeve minerare të dhëna në zbatim të legjislacionit minerar në fuqi. Sipas Gjiknurit, kompanive do t’iu lihet një afat 10 ditor për të shlyer të gjitha detyrimet që kanë ndaj shtetit në të kundërt ata rrezikojnë mbylljen e aktivitetit. “ Kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha minierat dhe ne jemi të vendosur që të zbatojmë të gjitha termat e kontratës. Parashikoj reagime nga koncensionarët. Ata janë duke luajtur me jetën e njerëzve duke i futur ne greva urie. Ne i paralajmërojmë që të mos vënë në rrezik jetët e njeërëzve. Nëse ata do të nxisin futjen e punëtorëve në greva atëherë ata po kryejnë vepër penale dhe do të përballen me shtetin. Shteti ka detyrime ndaj do të merren masat e duhura”, tha ministri Gjiknuri. Sipas tij për këtë çështje do të realizohet një program specifik, gjithçka do të varet nga reagimi i koncensionarëve nga investimet që ata do të kryejnë për përmirësimin e kushteve të punës, por edhe për shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit. “Industria minerare nuk mund të mbyllet direkt, por qasja e shtetit është shtrëngimi ndaj shlyerjes së detyrimeve për të shtuar prodhimin, por edhe për të rritur standardet”, tha ministri. Sipas tij nëse nuk do të reagohet shteti do të revokojë lejet në mënyrë që t’i marrë dikush tjetër. Sipas tij shoqëritë duhet t’i kthejnë shtetit investime, ndërsa do të merren masa të ashpra ndaj çdo shkelje për shfrytëzimin e padrejtë. Ministri paralajmëroi edhe vazhdimin e kontrolleve në kompanitë e naftës.
Ndërkaq ministria ka bërë publike edhe rezultatet e detajuara të kontrollit :
Pasi u njoh me raportin e grupit të kontrollit, në cilësinë dhe përgjegjësinë e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Z.Gjiknuri komunikoi masat sa më poshtë.
PËR KONCESIONARIN
Pezullim i pjesshëm i punimeve në shfrytëzimin e rezervave minerare, në zonën koncesionare të kompanisë Albchrome deri në realizimin e detyrimeve të mëposhtme:
Të realizojë Programin e Investimeve në objekt, per dy zerat kryesore te Fazes se II-te:
a) hapjen e traverbangeve te Klosit
b) thellimin e Pusit 9 deri ne nivelin XX.
Koncesionari të vere sa me parë në punë sistemin e ajrimit të detyruar në minierë (ventilatorit stacionar) dhe brenda muajit Shkurt 2014 do te duhet te bëjë verifikimet e nevojshme, përcaktimin dhe miratimin nga strukturat shtetërore përgjegjëse të niveleve dhe pjesëve të minierës së kromit Bulqizë që do të duhet të trajtohen si minierë me regjim gazi.
Koncesionari te respektoje afatet kohore te zbatimit te programit te investimeve dhe hapjen dhe pergatitjen per shfrytezim te rezervave te kromit nen nivelin 16.
Koncesionari të marre masa të menjëhershme per plotësimin e mangësive dhe pa rregullsive te konstatuara per sigurinë dhe mbrojtjen ne pune te punonjësve, per te cilat RISHM te mbaje nen kontroll zbatimin e tyre.
PËR LEJET E TJERA MINERARE
Për arsye të mos respektimit të kushteve të përcaktuara në lejet minerare pezullohen në shfrytëzimin e rezervave minerare 17 leje me afat të pacaktuar, deri në realizimin e detyrimeve të përcaktuara nga grupi i kontrollit.
“EGI-K” Sh.p.k Leje Nr. 1460/1
“Kevger” Sh.p.k Leje Nr.1483
“Isaku” Sh.p.k Leje Nr.1214/2
“Alb Lea International” Sh.p.k Leje Nr.1419
“Klervi Bris” Sh.p.k Leje Nr.1163/1
“Lubima” Sh.p.k Leje Nr.1498
“EGI-K” Sh.p.k Leje Nr.1155
“Ylberi” Sh.p.k Leje Nr.1295
“Geri’s 2002” Sh.p.k Leje Nr.1485
“Klervi Bris” Sh.p.k Leje Nr.1283
“Gentari” Sh.p.k Leje Nr. 934
“Gentari” Sh.p.k Leje Nr.1281
“Mara 2011” Sh.p.k Leje Nr.1442
“Drini Bulqiza” Sh.p.k Leje Nr. 1282/1
“Pakti” Sh.p.k Leje Nr.1082
“Erli-D” Sh.p.k Leje Nr.1590
“Kardutex” Sh.p.k Leje Nr.1271/1
Revokohen 5 leje plotësisht për shkak të zhvillimit të aktivitetit minerar në zonën e rrezikshme dhe për shkak të përfundimit të aktivitetit minerar.
Leje Nr. 975
Leja Nr. 1222
Leja Nr.1486
Leje Nr.1443
Leje Nr. 1442
Revokohen pjesërisht 5 leje minerare për përdorim të pjesshëm të sipërfaqes së mineralit në zonë të rrezikshme. Për këto leje do të rikoordinohet trupi minerar për tu shfrytëzuar.
Leja Nr. 1294
Leja Nr.1482
Leja Nr.1271/1
Leja Nr.1465/1
Leja Nr. 1459
Pezullohen leja e subjektit të licencuar për lëndët plasëse (Gentari Sh.p.k) , deri sa të krijojë kushtet teknike për administrimin dhe mbajtjen e tyre.
Ndërkaq, grupi i kontrollit vendosi të gjenden forma për tu larguar nga zona e rrezikut për shfrytëzimin e shtresës minerare, në mënyrë të veçantë në zonën D, pajisje me personel teknik gjeologjik dhe shfrytëzues të të gjitha subjekteve, bazuar në ligj dhe respektim të kushteve të punës e rregullave të sigurimit teknik.
Kërkesat e mësipërme janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha subjektet. Në rast mos përmbushje detyrimi, masa e pezullimit do të kalojë në revokim të plotë të lejeve minerare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.