Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha se institucioni që ai drejton është i vendosur të
realizojë transparencën në lidhje me koncesionet e dhëna. Gjatë fjalës së tij në forumin me temë “Promovimi i nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse dhe përfitimi i komuniteteve”, ministri Gjiknuri bëri të ditur se deri në fund të këtij viti do të ketë përfunduar regjistri elektronik i të gjitha koncesioneve.
“Një inventar ka munguar, të gjithë duan të dine në çfarë faze janë koncesionet, kur skadojnë? Në fund të vitit them se do të kemi mundësi të kemi një regjistër me të gjitha kompanitë e listuara dhe fazat e procesit. Nëse disa të drejta ekskluzive, se të tilla janë këto të burimeve minerare, ja ke dhënë njerëzve të papërgjegjshëm, ne kemi krijuar një barriere natyrale për investimin serioz. T’i vemë në dispozicion të burimeve serioze, përmes një procesi transparent dhe kompetitiv.”- deklaroi Gjiknuri.
Sipas tij, qeveria po përgatitet që për burimet e reja të naftës dhe për fushat e tjera të pazbuluara të jepen nëpërmjet proceseve të ankandeve që garantonë transparencë dhe konkurencë. Kjo u vlerësua nga ministri Gjiknuri si mjaft pozitive, në kushtet kur edhe interesi i investitorëve është rritur pas gjetjes së burimeve të naftës nga kompania Shell. Shqipëria, tha ai është e interesuar për të ftuar investitorë serioze për të investuar në këtë fushë. Sa i takon pasurive minerare, Ministri Gjiknuri dënoi fragmentarizimin e të drejtës së shfrytëzimit të tyre, që sipas tij kanë sjell kaos.
” Është një proces i vështirë, them që duhet ta adresojmë të gjithin, por do të marrë kohë. Nuk mund të lejojmë më atë fragmentimin, mbivendosje lejesh, apo probleme të tjera, sidomos në zonën e Bulqizës, e cila është kthyer në një gangrenë dhe që realisht e ka dëmtuar shumë interesin publik, ka vënë në rrezik jetë njerëzish dhe nuk po e zhvillon siç duhet industrinë nxjerrëse, sidomos në fushën e kromit.
Shumë shpejt, ministria që unë drejtoj do të paraqesë ndryshimet ligjore përsa i përket ligjit minerar. Unë them se do të adresohen shumë nga ato probleme të cilat vazhdimisht kanë lënguar në këtë sektor”, tha ministri.
Për ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, mostransparenca dhe politikat e gabuara kanë shoqëruar për 24 vitet e fundit mbrojtjen e mjedisit dhe shfrytëzimin e burmeve natyrore.Forumi-Promovimi i nismes per transparence ne industrine nxjerrese dhe perfitimet per komunitetet vendore ne Shqiperi Foto Agim Dobi….
“Politikat e ndjekura në këto vite kanë bërë të mos ketë transaparencë dhe investitorë të ndryshim të shfrytëzojnë pasuritë natyrore”, tha Koka. Për shkak të këtyre politikave të ndjekura ne vazhdojmë të mos kemi besimin e qytetarëve, ndërsa siguroi qytetarët se do hartohen kuadre ligjore dhe politika për të ndryshuar realitetin.
Gjatë fjalës së tij në forum, edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Alexandër Arvizu, theksoi rëndësinë e kalimit nga informaliteti në formalitet në sektorin e industrisë nxjerrëse. “Një komponent i rëndësishëm i kësaj është koncepti i kërkesës për raportim. Çdo individ, çdo biznes duhet të ketë një kërkesë për raportim, të raportojë të ardhurat. Ajo shkon krah për krah me më shumë transparencë”, deklaroi Arvizu.
Forumi-Promovimi i nismes per transparence ne industrine nxjerrese dhe perfitimet per komunitetet vendore ne Shqiperi Foto Agim DobiNdërsa kreu i Prezencës së OSBE-së, në Tiranë ambasadori Florian Rauning theksoi se transparenca në industrinë nxjerrëse, është faktor i rëndësishëm dhe për këtë bëhet e nevojshme respektimi i standardeve.
Ai infomoi se Prezenca e OSBE-së në Tiranë po mbështet MEI-in përmes sekretaritti shqiptar EITI për të përmbushur afatet e raportimit për industrinë nxjerrëse. raportet sipas tij, janë instrument i rëndësishëm në duart e qytetarëve për të siguruar një proces të drejtë dhe për të nxitur përgjegjshmërinë e transparencën e qeverisë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.