Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

Gjithçka duhet të dini për panairin më të rëndësishëm të sektorit energjetik në Shqipëri, “Energy Expo & Forum 2018”

28/09/2018 3:44 PM

Gjithçka duhet të dini për panairin më të rëndësishëm të sektorit energjetik në Shqipëri, “Energy Expo & Forum 2018”

Energjia, efikasiteti i përdorimit të saj, jo vetëm në një vend të vogël si Shqipëria, por edhe më gjerë, problematikat e çështjeve mjedisore që na prekin, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i teknologjisë së ndërtimit në kuadër të ruajtjes së energjisë janë jo vetëm sfida të rëndësishme të shoqërisë sonë, por shtyllat mbështetëse të Panarit të Dytë “Energy Expo & Forum 2018”.

Expocity Albania pritet të hapë dyert e saj në datat 5-6 Tetor 2018 për të sjellë Edicionin e 2-të këtij panairi, organizim i cili do të mundësohet edhe me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky organizim vjen si një edicion i dytë dhe pritet që të sjellë jo vetëm një frymë edukimi, organizimi, konferenca e workshop-e që do të mbledhin aktorët më të mëdhenj shqiptarë dhe rajonal në fushën e energjisë, por duke ruajtur autenticitetin e tij me logon e Expocity Albania, “Energy Expo & Forum 2018” do t’i bashkëngjitet edhe një forum i rëndësishëm në organizim.

Ku do të jetë fokusi këtë edicion?

Vëmendja dhe theksi do t’i vendoset potencialit të patjetërsueshëm të një lidhje rajonale mes Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë, Kroacisë dhe Serbisë, për të investuar për energjinë elektrike.

Cilët do të jenë pjesëmarrësit?

Forumi do të mbledhë prodhuesit e sektorit të energjisë së rinovueshme, duke u bërë platforma kryesore B2B për investitorët, zhvilluesit dhe konsulentët. Pjesëmarrësit do të këshillohen në të gjithë spektrin e sektorit të energjisë në lidhje me mundësitë, procesin e tenderimit dhe sfidat, me një fokus të veçantë në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe të ardhmen e energjisë në Shqipëri dhe rajon.

Çfarë fokusi do të ketë energjia nga burimet e rinovueshme?

Energjia nga burimet e rinovueshme do të mbetet fokusi kryesor për të dytin vit me një forum të dedikuar për energjinë e rinovueshme, por kësaj radhe në një format me më shumë risi. Gjatë aktiviteteve dy ditore të panairit do të ketë pjesëmarrje të përfaqësuesve të disa shoqërive më të mëdha në botë si: Longi Solar që është edhe mbështetësi kryesor i eventit, TAP, Sunpower etj, gjithashtu shoqërive që operojnë në fushën e energjisë në Shqipëri si OST, Statkraft, Novamat, Euroelektra etj. Do të ketë workshop-e dedikuar sistemeve fotovoltaike, panel diskutimi në lidhje me procesin e standardizimit të monitorimit dhe inspektimit të naftës dhe gazit, si dhe të tjera aktivitete.

Çfarë risie do të ofrojë për pjesëmarrësit “Energy Expo & Forum 2018”?

Risia e këtij edicioni të dytë qëndron në temat të cilat do të trajtohen duke përfshirë çështjet mjedisore, ndryshimet klimatike, çështjet e teknologjisë së ndërtimit në lidhje me efikasitetin e energjisë etj.

Cilat janë tematikat që do të diskutohen në forum?

Temat më aktuale dhe të rëndësishme në fushën e energjisë dhe burimeve të rinovueshme do të jenë në qendër të forumit në dy ditët e panairit. Duke nisur me Politikat energjetike drejt diversifikimit të burimeve të rinovueshme në Shqipëri; Eficenca e energjisë në ndërtesa dhe impakti i kursimit në ekonomi; Risitë në teknologjinë e fotovoltaikëve dhe shansi i implementimit në tregun shqiptar; inspektimi i naftës dhe gazit si burime të energjisë etj. Këto dhe të tjera tematika do të sjellin bashkë aktorët më të rëndësishëm të sektorit të energjisë dhe gazit në Shqipëri, si dhe politikëbërës përgjegjës në instanca të energjitikës.