Hotelet në Majorkë me tre dhe katër yje po akuzohen se po vendosin shtretër ekstra në dhoma dyshe.
Sipas qeverisë dhe organizatave të turizmit UGT dhe CCOO, një gjë e tillë ka çuar në një mbigopje të numrit të pushesve në këto hotele, duke rritur punën për stafin e tyre dhe mbi të gjitha e shoqëruar kjo me asnjë rritje page për ta.
Qeveria po ndërmerr masa që ta parandalojë një praktikë të tillë, duke vendosur gjoba kundrejt hoteleve me tre dhe katër yje që e praktikojnë një gjë të tillë.
Gjatë verës së vitit të kaluar, ndaj 32 hoteleve u ndërmorën masa, duke vendosur gjoba që fillonin nga 15,000 deri në 55,000 euro.
Sipas ligjit të qeverisë vendase, hoteleve u lejohet që të vendosin shtretër vetëm për fëmijë nën moshën 12 vjeç.
Vendosja e shtretërve ekstra mund të përbejë një rrezik në drejtim të sigurisë në rast të ndonjë emergjence.