Ndryshimet e fundit në ligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe fundkionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” përcaktohet funksionimi i ndihmësve ligjorë të saj, duke zgjidhur kështu handikapin që ishte krijuar nga mungesa e personalit të nevojshëm, në një kohë që fluksi i ankesave, me hapjen e kësaj Gjykate mëse një vit më parë, ishte mjaft i lartë.
Sipas ndryshimeve të fundit, të publikuara në Fletoren Zyrtare, numri i ndihmësve ligjorë për çdo gjykatë administrative caktohet nga Ministri i Drejtësisë, në varësi të ngarkesës së punës për çdo gjykatë. Në çdo rast, numri i tyre nuk mund të jetë më i vogël se 50 për qind e numrit të gjyqtarëve të kësaj gjykate. Gjyqtari i gjykatës administrative ka deri në dy ndihmës ligjorë.”.
Procesi i përzgjedhjes së ndihmësit ligjor i nënshtrohet një procedure konkurruese rekrutimi, transparente dhe merite, sipas parashikimeve të këtij ligji.
Ndihmësi ligjor emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra me urdhër të kryetarit të gjykatës, me propozimin e kancelarit gjykatës.
Ndihmësi ligjor që ushtron veprimtarinë e tij pranë gjykatës së shkallës së parë përfiton përkatësisht pagën në vlerën 75 për qind të pagës së gjyqtarit të kësaj gjykate. Pas 5 vitesh vjetërsie në këtë detyrë, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri në 25 vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të kësaj gjykate.
Ndihmësi ligjor që ushtron veprimtarinë e tij pranë gjykatës së apelit përfiton përkatësisht pagën në vlerën 75 për qind të pagës së gjyqtarit të kësaj gjykate. Pas 5 vitesh vjetërsie në këtë detyrë, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri në 25 vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të kësaj gjykate.