Gjykata Themelore e Prishtinës nuk do ta ndalojë grevën e punëtorëve të Korporatës Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit.
Ajo u ka dhënë të drejtë sindikalistëve për organizimin e grevave përmes aktvendimit, me të cilin i refuzohet si i pabazuar propozimi i KEDS-it për caktimin e masës së sigurimit me të cilin ka kërkuar të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Federatës së Sindikatave të pavarura “Elektrokosova” për t’u hedhur në grevë, bën të ditur Telegrafi.
Padia nga menaxhimi i KEDS-it është bërë më datën 16 tetor dhe kërkesa është shqyrtuar në kohë rekord.
Gazeta Koha Ditore kishte raportuar se të enjten ishte mbajtur seanca dëgjimore, ndërsa Sindikata të hënën e ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.