Pronari i klubit britanik të futbollit Birmingham City dhe manjati Hong Kong-ut Carson Yeung Ka-sing u shpall fajtor për pesë akuza të pastrimit të parave në gjykatën e Hong Kong.
Biznesmeni 54-vjeçar mohoi pastrimin e 721 milion dollarëve HK (93 milion dollarë amerikanë) në mes të viteve 2001 dhe 2007 në gjyqin që zgjati 50-ditë, të cilin Yeung u përpoq ta ndalonte dy herë, sipas medias lokale të Hong Kong.
Manjati u shfaq i qetë teksa lexohej verdikti i marrë nga gjykatësi. Ai do të dënohet sot dhe mund të përballet me një maksimum prej shtatë vjetësh burg. Babai i tij, Chung Yeung, një i bashkë-akuzuar, vdiq në vitin 2012.
Yeung u arrestua dhe u akuzua në Hong Kong në qershor të vitit 2011, dy vjet pasi bleu ‘Blues’.
Yeung, pak i njohur para shfaqjes së tij në futbollin anglez, mori kontrollin e klubit në tetor të vitit 2009 në një blerje prej 81 milion paund (130 milion dollarë).
Në atë kohë, ai ishte aziatiku i dytë, pasi ish-kryeministrit të rrëzuar tajlandez Thaksin Shinaëatra, që zotëronte një klub britanik të premier ligës.
Në shkurt, Yeung dha dorëheqjen si kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Birmingham International Holdings Limited (BIHL), i cili zotëron klubin ‘problematik’ të nivelit të dytë.
Gjatë gjykimit, Yeung tha se ka akumuluar qindra miliona dollarë përmes tregtimit të aksioneve, ndërmarrjeve të biznesit në territorin e Kinës, kumarit dhe madje edhe stilimit të flokëve.
Ai tha se siguroi 20 milionë dollarë HK si stilues flokësh, sherbim kateringu për yjet e filmave dhe biznesmenëve nga një zinxhir i salloneve të luksit, një prej të cilëve ndodhet në hotelin me pesë yje Peninsula Hotel të Hong Kong-ut.
Megjithatë, gjatë akt-gjykimit të tij Yau tha se kishte arsye për të besuar që marrëveshjet e shumta të biznesit me të cilat ishte i përfshirë Yeung-u kishin përdorur fondet të cilat përfaqësonin ‘të ardhura të një vepre të dënueshme penale. ‘