Bankat në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërmarrë hapa për të punësuar më shumë personel kunder pastrimit te parave teksa intensifikohet shqyrtimi rregullator, me një rritje prej 54 për qind në numrin e roleve në dispozicion gjatë vitit të kaluar, sipas një firme të rekrutimit.
Më shumë se 2,157 pozicione kundër pastrimit të parave u krijuan nga bankat komerciale gjatë vitit deri në qershor dhe paga është rritur 17 për qind, sipas BrightPool. Shumica e posteve janë për kontraktorët, të cilët mund të fitojnë 1,500 paund (2,503 dollarë) në ditë, tha agjencia.
Autoriteti i Sjelljes Financiare gjobiti Standard Bank Plc, degën e Mbretërisë së Bashkuar të huadhënësit më të madh të Afrikës, 7.6 milion paund në janar për arsye se ka dështuar të realizojë penalitetet e kontrollit të pastrimit të parave. Ky ishte dënimi i parë nga rreguallatori i tregjeve britanike – i cili gjithashtu kohët e fundit ka fituar autoritetin për të vënë gjoba më të larta për këto lloje të rasteve – kundrejt një bankekomerciale.