Goldman Sachs Group Inc (GS) ka deklaruar se mund të sfidojë vendimin e Bankës së Portugalisë për të mos transferuar borxhin e Banco Espirito Santo-s drejt një mekanizmi me qëllim të veçantë në Novo Banco, banka që u shfaq nga shpërbërja e Banco Espirito Santo me bazë në Lisbonë.
Oak Finance Luxembourg SA u krijua nga Goldman Sachs me bazë në Neë York për të rritur fondet për Banco Espirito Santo në korrik, tha Fiona Laffan, një zëdhënëse e Goldman Sachs në Londër. Fondi i Rezolutës të Bankës së Portugalisë e shpëtoi bankën në 3 gusht.
Novo Banco tha në një document rregullator në 23 dhjetor se Banka e Portugalisë kishte vendosur të mos transferonte përgjegjësinë e Oak Finance në Novo Banco, duke shtuar se ky vendim përforconte rezervat e Novo Banco-s me 548.3 milion euro (668 milion dollarë).
Pas shpëtimit prej 4.9 milion euro të Banco Espirito Santo, banka qendrore zhvendosi operacionet e pranimit të depozitave të huadhënësit dhe shumicën e aktiveve të saj në Novo Banco. Kreditorët e rinj qëndruan me bankën e vjetër, e cila nuk do përfitojë asnjë para nga shteti, derisa të mund të mbyllet. Zëdhënësit në Bank of Portugal dhe Novo Banco nuk iu përgjigjën thirrjeve që kërkuan koment.