Arbër Shahu, ortak i “Sandy Beach Resort” në Golem dhe administrator i Albturist Albania
Hotelet në zonën e Golemit do të eksperimentojnë sërish me ‘all inclusive’. Arbër Shahu, administrator i “Sandy Beach Resort”, tha për “Monitor” se këtë vit është më e thjeshtë pasi është krijuar përvojë nga viti i kaluar dhe janë përmirësuar disa aspekte. Ai nënvizon se rekordin në rezervime e mbajnë polakët, të cilët kanë rezervuar të paktën 70% të dhomave. Turistët e parë vijnë pas 20 majit.
Sezonin e kaluar, një nga problemet kryesore që është ngritur për Golemin ka qenë infrastruktura. Si paraqitet ajo aktualisht pak muaj para fillimit?
Infrastruktura vazhdon të mbetet problematike edhe këtë vit dhe shpresojmë që të merren masa para fillimit të sezonit. Bashkitë, edhe pse shprehen të gatshme në shumë raste, i kanë mundësitë e kufizuara. Do të ishte mirë të ndërhyhet pak më shumë tek pjesa e pastërtisë ose që të ketë një angazhim më të madh në zonat më të frekuentuara dhe të vendosen më shumë kosha. Të paktën të jenë në rregull gjërat elementare.
Po kërkesa si paraqitet me rezervimet në hotelin tuaj?
Kërkesa në fakt ka mjaft rritje dhe ka kaluar gjithë parashikimet tona. Rezervimet janë në rritje e sipër dhe numri është më i lartë se një vit më parë. Ne shohim një rritje të çekëve dhe nordikëve, por pjesën më të madhe e zënë polakët. Në total, 70% e kërkesës vjen nga polakët kurse pjesa tjetër u takon grupeve të tjera. Vëmë re që nuk ka ndonjë rritje të dukshme për hungarezët, për të cilët kishte pritshmëri më pozitive. Ata janë në stanjacion. Kemi arritur maksimumin tonë dhe nuk mund të ofrojmë më shumë tani. Të gjitha dhomat janë të zëna. Vëmë re që është shtuar numri i netëve të qëndrimit që janë 119 të plota, të paktën për hotelin tonë.
Kur nis zyrtarisht tek ju sezoni, pra kur vijnë turistët e parë?
Normalisht nis pas 20 majit e mbrapa. Data 1 qershor është edhe ajo që shënon nisjen me kohë të plotë.
Keni vënë re rritje të vizitorëve rusë?
Ka kërkesë dhe nga rusët, por shumë pak. Ata që po vijnë po i sjell një agjenci World of TUI, që operon në pjesën e Malit të Zi dhe që po kalon disa tek ne për të testuar tregun.
Ju ofruat sezonin e kaluar paketën ‘all inclusive’, a do t’i qëndroni sërish kësaj pakete?
Po, edhe këtë vit rezervimet i kemi për ‘all inclusive’. Kemi mësuar nga viti i kaluar dhe kemi krijuar marrëdhëniet me furnitorët. Është pozitive që kemi krijuar një historik për të bërë parashikime për pjesën e konsumit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Pershendetje Po ju shkruame nga Sandy beach Resort. Duke ju falenderuar per interesin e revistes tuaj per Turizmin ju bejme me dije se informacioni i lartepermendur i dhene ne emer te resortit tone esht i pamjaftueshem dhe i pabaze per arsyet si me poshte. Personi i lartpermendur si administrator i shoqerise sone nuk egziston dhe se nuk ka asnje funksion ne hotel pasi eshte thjeshte nje ortak ne kete shoqeri dhe nuk ka asnje funksion dhe informacion per veprimtari si turizmi, veprimtaria e shoqerise apo perfasimi i Sandy Beach Resort. Kontratat tona me operatoret jane konfidenciale dhe jane shume me… Read more »
e ndryshuam, e vume ortak
Pershendetje, Une qe komentoj quhem Arber Shahu. Punoj dhe administroj prej 2006 agjensine Albturist Albania, Shoqeri kjo qe eshte e fokusuar kryesisht ne Turizem dhe çdo fushe te tij, sherbime dhe aktivitete te ndryshme nga aktivitete te thjeshta deri tek ato te nivelit te larte. Besoj qe eksperienca e punes, si dhe profilizimi im ne kete fushe prej vitesh me bejne ta njoh me se miri turizmin ne Shqiperi dhe me gjere. Informacionin e kerkuar nga Gazeta Monitor e kam dhene si ortak i shoqerise dhe jo si administrator. Kur e krijuam kete shoqeri vendosem qe administrimi i saj ti… Read more »