Mijëra aplikacione do të fshihen muajt e ardhshëm nëse ato nuk do të përditësojnë lejet e nevojshme për përdoruesit.
Arsyeja e këtij ndryshimi strategjie nga kompania e Mountain View është për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve, edhe për shkak të rregullave të reja që hynë në fuqi vitin e kaluar me GDPR.
Një ndër avantazhet e mëdha të sistemit operativ Android është natyra e tij Open Source. Çdo Software House mund të zhvillojë një aplikacion dhe ta bëjë atë pjesë të Google Play Store, nëse kalon kontrollet e sigurisë. Megjithatë, në disa raste, Software House u kërkojnë përdoruesve autorizim për të pasur akses edhe në funksione të smartphone, që në fakt nuk kanë të bëjnë me aplikacionin, si për shembull për pasur akses te mesazhet apo regjistri i telefonatave.
Si rregull, kjo gjë duhet të kërkohet vetëm nga aplikacione nëpërmjet të cilave mund të dërgoni mesazhe apo të kryeni telefonata. Për fat të keq nuk ndodh kështu. Google ka zbuluar se shumë aplikacione marrin këtë lloj autorizimi dhe përfitojnë të dhëna të ndjeshme prej klientëve. Këto të dhëna duhet të mbrohen me kujdes të madh, por pak Software House përdorin sisteme sigurie të avancuara.
Përse Google do të fshijë mijëra aplikacione Android
Kjo nuk është risi për Software House. Disa muaj më parë kishte ardhur një ftesë nga Google për të azhurnuar lejet e nevojshme për përdoruesit. Shumë Software House e injoruan mesazhin e Google dhe vijuan të kërkojnë aksesin ndaj SMS apo regjistrit të telefonatave. Tani ato do të fshihen nga Play Store vetëm në rast se nuk vendosin të përditësojnë shpejt politikën e tyre.
Google ka hartuar edhe një listë të kërkesave që duhet të përmbushin aplikacionet, në mënyrë që të kërkojnë aksesin ndaj SMS dhe regjistrit të telefonatave. Së pari, të dhënat që merren duhet të jenë thelbësore në përdorimin e aplikacioneve. Përdoruesi duhet të kuptojë më pas se për çfarë arsyeje aplikacioni po kërkon autorizimin për të hyrë në zotërim të të dhënave të ndjeshme. Së fundi nuk duhet të ketë mënyra alternative për të pasur të njëjtën tipologji informacioni.