Për ata që janë të kujdesshëm ndaj privatësisë, gjëja e parë që duhet të bëjnë është të çaktivizojnë lokalizuesin. Çaktivizimi i këtij funksioni është sinonim i sigurisë.
Ose jo… Duket se për të gjithë ata që kanë një smartphone Android është e pamundur të dalësh nga radari. Vendndodhja e tij mund të gjurmohet si kur shërbimi është i fikur, si kur nuk jeni duke përdorur asnjë aplikacion. Madje edhe kur ju nuk e keni futur kartën Sim. Këtë e bën të ditur sajti Quatz: sapo ju lidheni me internetin, pajisja ia dërgon të dhënat Google.
Konfirmimi nga Google
Që nga fillimi i vitit 2017, pajisjet Android (çfarëdo lloj, smartphone dhe tablet, nuk saktësohet modeli) mbledhin adresat e përdoruesve pranë tyre (edhe nëse lokalizuesi është i fikur) dhe ua dërgojnë të dhënat Google. Si rezultat, kompania është në dijeni të çdo lëvizje tonën.
Kjo u konfirmua edhe nga vetë Google, e cila e kontaktuar nëpërmjet email-it nga Quartz, shpjegoi se si informacionet janë përdorur 11 muajt e fundit në lidhje me njoftimet dhe mesazhet. Megjithatë nuk është e qartë se si këto adresa mund të përdoren për të përmirësuar shërbimin. Burimi bën të ditur edhe se të dhënat nuk janë regjistruar kurrë.
Informacione të dobishme për reklamat
Ç’është e vërteta, Google nuk ka thënë asnjëherë se respekton vullnetin e përdoruesve kur ata çaktivizojnë lokalizuesin. Në politikën e privatësisë, kompania shkruan: “Kur përdorni shërbimet e Google, ne mund të mbledhim dhe përpunojmë informacionet sa i përket vendndodhjes. Përdorim teknologji të ndryshme për ta përcaktuar, përfshirë adresën e IP, GPS, dhe sensorë të tjerë që për shembull mund t’i japin Google të dhëna rreth pajisjeve pranë jush, si për shembull Wi-Fi dhe antenave”.
Edhe pse kompania siguron se këto të dhëna nuk përdoren vetëm në rastin për të përmirësuar funksionet e pajisjet, Quartz nënvizon se ato mund të shfrytëzohen nga kompanitë publicitare. Pra në këtë mënyrë marrin një vlerë komerciale.
Burimi: Corriere della Sera