Google gjurmon përdoruesit pa pëlqimin e tyre?
Sipas gjetjeve të një investigimi të Associated Press, Google gjurmon pozicionin e përdoruesve (ose më mirë të smartphone-ve të tyre) edhe kur ata e kanë çaktivizuar në mënyrë të qartë funksionin e kronologjisë së vendndodhjes së Google Maps (dhe më në përgjithësi në account e Google)
Së pari është mirë të saktësojmë që thuajse të gjithë aplikacionet kërkojnë akses në pozicionin e përdoruesit. Dhe këtë e bëjnë për qëllime të ndryshme, thuajse gjithmonë të lidhura me një funksion të rëndësishëm të aplikacionit, pa të cilin nuk mund të japin shërbimin apo funksionin e premtuar. Google Maps është një prej tyre: në thelb është natyrisht qasja në vendndodhjen tuaj gjatë përdorimit, por Google Maps ofron edhe një funksion që lidhet me pozicionin kur nuk përdoret aplikacioni.
Quhet Timeline i vendndodhjeve dhe shërben në ruajtjen e pozicionit të smartphone në vazhdimësi, edhe kur aplikacioni është i mbyllur. Kjo shërben, për shembull, të rigjeni makinën e parkuar një natë më parë. Ose për të gjetur se kur keni qenë në një zonë të caktuar, pas marrjes së një gjobe.
A është e mjaftueshme çaktivizimi i Timeline të vendndodhjes? Jo plotësisht
Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Nëse nuk doni të gjurmoheni pa dijeninë tuaj, çaktivizoni funksionin dhe kështu nuk mendoni më për këtë gjë. Megjithatë, edhe duke fshirë kronologjinë e vendndodhjeve, disa aplikacione të Google memorizojnë pozicionin e përdoruesit.
Për shembull Google Maps gjurmon pozicionin tuaj kur ai hapet. Aplikacioni i motit në telefona Android bën të njëjtën gjë, ashtu si disa kërkime që nuk kanë të bëjnë fare me vendndodhjen tuaj, memorizojnë pozicionin e përdoruesit në account-in e tij Google.
“Ruajtja e të dhënave të vendndodhjes, në kundërshtim me pëlqimin e shprehur të përdoruesit, është e gabuar”, – deklaroi Honathan Mayer, shkencëtar i Princeton University dhe Chief Technologist për FCC (Federal Communications Commission). Një kërkues që bën pjesë në laboratorin e Meyer ka konfirmuar atë që është raportuar nga hetimi, duke thënë se kjo vlen si për pajisjet me sistem operativ Android, si për ato iOS.
Por gjithçka është e qartë sipas një zëdhënësi zyrtar të Google: “Ekzistojnë mënyra të ndryshme se si Google mund ta përdorë vendndodhjen për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Duke përfshirë edhe kronologjinë e vendndodhjes, lundrimin në internet, aktivitetin e aplikacioneve dhe një shërbim për lokalizimin nëpërmjet pajisjeve. Ne kujdesemi që të japim përshkrimin më të qartë të mundshëm të këtyre instrumenteve dhe kontrolleve të forta, në mënyrë që njerëzit të mund t’i aktivizojnë, çaktivizojnë apo të fshijnë kronologjinë në çdo moment”.
A mund ta ndalni Google të gjurmojë vendndodhjen tuaj?
Në çdo rast, ka një zgjidhje. Mjafton që të çaktivizoni një shërbim që me sa duket nuk ka të bëjë fare me vendndodhjen. Quhet Web & App Activity dhe menaxhon gjithë shërbimet që përdorin vendndodhjen edhe pasi keni çaktivizuar kronologjinë e vendndodhjeve në Google Maps. Ndodhet te Settings në adresën e mëposhtme https://myaccount.google.com/activitycontrols.
Për të fshirë gjithë kronologjinë, gjithnjë nga Google Account, kontrolloni gjithë kronologjinë e të dhënave të ruajtura dhe pastaj fshijini, nëse dëshironi.