Google është duke shpresuar të sjellë teknologjinë e gjurmimit të reklamave nga web-i te televizioni, kjo do të sillte ndryshimin e biznesit në të ardhmen.
Gjiganti i teknologjisë është duke bërë prova në servisin e tij të ri të Kansas City, duke gjurmuar shikuesit e reklamave nga shtëpitë e tyre me anë të kutisë “Google Fiber”. “Google Fiber” është një divizion i kompanisë që ofron internet dhe televizion në disa zona lokale rreth e qark vendit. U bë e mundur në vitin 2012 në Kansas City dhe që atëherë është shpërndarë në vende të tjera. Qytete më të mëdha, si Atlanta, janë duke u bërë tregu i “Google Fiber”.
Nga Blogu i “Google Fiber”: “Reklamat e “Fiber Tv” do të dërgohen në mënyrë dixhitale në kohë reale dhe mund të vendosen gjeografikisht, rreth programit që po shikohet ose historisë së programeve të parë.
Nëse keni një biznes në Kansas City, me reklama dixhitale, ti do të paguash vetëm për reklamat që janë treguar dhe mund të limitohet numri i herëve që shfaqet një reklamë në një televizor”.
Nëse prova rezulton e suksesshme, do të thotë një ndryshim i madh në biznesin e reklamës.