Raporti 2017 i hartuar nga motori i kërkimit më i përdorur në botë: janë bllokuar 79 milionë reklama që i çonin përdoruesit te faqe interneti të rrezikshme, janë eliminuar 66 milionë reklama trick-to-click (mashtruese) dhe 48 milionë reklama që u kërkonin përdoruesve të instalonin software të padëshiruar
Reklamat dixhitale luajnë një rol të rëndësishëm duke e bërë web-in atë që është sot: një pikë takimi ku cilido që ka një ide të mirë dhe një përmbajtje me vlerë mund të fitojë para.
Që ky model falas dhe i mbështetur nga reklama të funksionojë për të gjithë është e nevojshme që web të jetë një vend i sigurt dhe i përshtatshëm për të mësuar, për të krijuar dhe për të bërë publicitet.
Për fat të keq, nuk ndodh gjithnjë kështu. Sido që të jetë – një incident i rastësishëm apo një veprim i koordinuar nga mashtruesit që përpiqen të përfitojnë në mënyrë të padrejtë – një përvojë negative ka pasoja në të gjithë ekosistemin. Ja sepse në 15 vitet e fundit, Google ka investuar në një personel të kualifikuar, teknologji dhe në rregulla specifike për tëluftuar mashtrimet publicitare, malware dhe përmbajtjet mashtruese.
U eliminuan 100 reklama të parregullta në sekondë – Në vitin 2017,Google hoqi më shumë se 3,2 miliardë reklama që shkelnin politikat e reklamimit, që është e barabartë me një ritëm prej 100 reklamash të parregullta në sekondë. Kjo do të thotë që u bllokuan pjesa më e madhe e përvojave publicitare negative përpara se të kishin ndikim te njerëzit.
Po ashtu, u bllokuan edhe 79 milionë reklama, që, brenda rrjetit, i çonin personat në faqe interneti me viruse. Në vitin e fundit u bllokuan edhe 400 mijë faqe të pasigurta, u eliminuan 66 milionë reklama trick-to-click (që të shtynin të klikoje në një imazh me përmbajtje jo të vërtetë) dhe 48 milionë reklama që i çonin përdoruesit të instalonin software të padëshiruar).
Një teknologji e re për të mbrojtur reklamuesit – Në vitin 2017, Google eliminoi nga rrjeti i vet reklamues 320 mijë publikues që dhunonin standardet e publicitetit. U bllokuan rreth 900 mijë faqe interneti dhe 700 mijë aplikacione për pajisjet teknologjike. Google prezantoi një teknologji e re për të eliminuar reklamat nga më shumë se 2 milionë URL çdo muaj në brendësi të motorit të kërkimit.
Teknologjia e re është e rëndësishme për të zbatuar në një shkallë të gjerë normat që ndalojnë monetizimin nëpërmjet përmbajtjeve të papërshtatshme dhe kontradiktore. Në prill të vitit 2017, u zgjerua politika që rregullon përmbajtjet fyese ose të rrezikshme,për të përfshirë edhe forma të tjetra diskriminimi dhe intolerance, kështu që reklamat e Google janë hequr nga 8.700 faqe.
Rregulla të reja për të luftuar kërcënimet në zhvillim – Google përditëson në mënyrë të vazhdueshme rregullat e saj sa herë që shfaqen kërcënime të reja. Vitin e kaluar u shtuan 28 politika të reja reklamuese dhe 20 të tjera për publikuesit, për të luftuar kërcënimet e reja dhe për të përmirësuar përvojën reklamuese online. Këtë vit po shtohen edhe politikat relative ndaj reklamave për produkte financiare jo të rregullta e spekulative.
Burimi: La Repubblica