Google ka nxjerrë zyrtarisht një aplikacion të ri YouTube, të bërë posaçërisht për fëmijët, i cili mund të quhet produkti i parë i Google i ndërtuar që prej fillimit, duke pasur parasysh mendjen e të vegjëlve.
Gazeta e Wall Street raportoi që Google pritej ta prezantonte “YouTube Kids” javën e kaluar. Deklarimet e Google konfirmuan një sërë detajesh që dolën në dritë më parë, siç është interferimi i madh dhe shumëngjyrësh, tipari i kohës, si dhe disa tipare të pikënisjes. Aplikacioni i ofruar falas do të lançohet si fillim në Google Play Store, siç pritej, por do të jetë i disponueshëm dhe në Apple App Store.
Prindërit, në mënyrë të vazhdueshme, mrekullohen nga mendja e fortë e fëmijëve, por nuk është surprizë që përpjekjet e fëmijëve për përdorimin e telefonave inteligjentë dhe tabletave fillojnë që në moshën 2-vjeçare. Kjo vjen me një rrezik, interneti i hapur gjerësisht është vetëm një klikim larg hallakatjes.
Google thotë që aplikacioni do të lejojë “mendjet e vogla kureshtare të futen në botën e zbulimit, të mësojnë dhe të argëtohen”. Aplikacioni YouTube i fokusuar te fëmijët do të përfshijë kontrollin nga prindërit që mund të vendosin kufijtë për fëmijët. Kjo përfshin edhe limitin për kohën që duhet të qëndrojë ndezur një ekran, “lëreni aplikacionin të bëhet njeriu i keq”, dhe një mënyrë për mbajtjen e volumit të ulët. Gjithashtu ka si opsion për të çaktivizuar kërkimin me anë të “search”.
Aksesi që kryhet nga prindërit përfshin shtypjen e numrave që shfaqen në ekran, gjë që nuk do të jetë shumë e vështirë për fëmijët ta thyejnë këtë nivel sigurie.
Ekrani hapës përfshin videot për “Sasame Street”, “Thomas and Friends”, “Yo Gabba Gabba” dhe fytyra të tjera familjare. Gjithashtu ka dhe mundësi për të “mësuar” dhe “muzikë” dhe të eksplorosh. Po, është shumë e lehtë të gjesh një video të filmit hit “Gjithçka është e Paparë” e The Lego Movie.