Project Tango do të jetë një telefon Android siç nuk e keni parë ndonjëherë, por që nuk do të mund të jetë në shitje për ca kohë. Google konfirmoi se projekti i ri, i cili është zhvilluar nga divizioni ATAP (për projektet dhe teknologjinë e avancuar) ka mëshumë se një vit që përgatitet dhe do të ndahet me 200 zhvillues teknologjikë, të cilët do të krijojnë aplikime të reja.Revolucioni i fotokamerave në fushën e telefonisë së lëvizshme ka dhuruar një sërë produktesh vërtet shumë cilësore dhe që ka pasur si objektiv rritjen e megapikselëve. Google duket se ka objektiva krejt të ndryshëm, të paktën kështu pretendohet me Project Tango, një smartfon me harduer të aftë për të rikrijuar në tre dimensione ambientin ku ndodheni.
Një teknologji e tillëdo të mund të shërbejë për të zhvilluar aplikime tëkomplikuara të bazuara në realitetin e shtuar, përfshi këtu lojërat ose për të pasuruar GoogleMaps me harta të brendshme të zyrave apo ndërtesave, për t’u orientuar më mirë në hapësira falë treguesve tëdistancave, objekteve që ndodhen në zyrë etj.
Së fundmi janë bërë publike edhe informacione mbi elementë të tjerë përbërës të këtij telefoni. Ishte redaksia e “Myce” ajo që publikoi detajet e trakerit tëChrome dhe që ka shumë gjasa të shërbejë si mbështetje për teknologjinë e brouserit tëbigG.
Mësohet se telefoni Project Tango do të jetë i pajisur me një fotokamerë 4 megapiksel me ngjyra në pjesën e pasme të kapakut, së bashku me një objektiv “Field of View” 180 gradë dhe njësensor 320×180 piksel 5 Hz në gjendje të rrisëthellësinë e hapësirave të mbyllura. Gjithashtu do të ketë një fotokamerë ballore FOV 120 gradë, e cila do të jetë e aftëqë të kapë imazhe me kënd shikimi të ngjashëm me atë të njeriut. Në dispozicion të përdoruesit do të jenë katër fotokamera e që do të bëjnë të mundur që tëpërftohet njëversion virtual i shtëpisë, zyrës apo edhe i mjediseve të tjera të brendshme.Këto janë pak a shumë specifikat teknike që grupi “Advanced Technology& Projects”i Google do të përfshijë nëprototipat e parë5 polësh të bazuar në platformën Android. Për momentin nuk dihet ende se kur do të hidhet në treg ky smartfon në një formë të ngjashme me produktet e linjës Nexus.
Të mirat: GoogleProject Tango do të jetë i pajisur me një fotokamerë 4 megapiksel me ngjyra në pjesën e pasme të kapakut, së bashku me një objektiv “Field of View” 180 gradë dhe një sensor 320×180 piksel 5 Hz në gjendje të rrisë thellësinë e hapësirave të mbyllura.
Të këqijat:Ende nuk dihen.
Të përgjithshme:Është smartfoni i Google që do të bëjë të mundur që të krijoni imazhe 3D tëambienteve.
Çmimi: Nuk do të jetë në shitje edhe për ca kohë.