Tashmë që smartphone-t Pixel të Google nuk janë më një risi, gjiganti i Mountain View po mendon për pasardhës të denjë të smartphone-ve të tij. Bëhet fjalë jo për një, dy, por për tre pajisje, të cilat sipas zërave, Google do t’i hedhë së shpejti në treg.
Informacionet më të sakta vijnë nga faqja e specializuar Droid Life. Bëhet fjalë për tre smartphone me emra mjaft ekstravagante. I pari do të quhet Muskie, në nder Muskellunge, një peshk i ujërave të ëmbla.
I dyti do të quhet Walleye, gjithnjë në nder të një peshku të ujërave të ëmbla në Amerikën e Veriut.
Ndërsa smartphone i tretë do të quhet Taimen, që është emri i një peshku, i njohur edhe si salmoni siberian.
Dy të parët, Muskie dhe Walleye do të jenë më të ngjashëm me Pixel, ndërsa Taimen do të ketë një ekran të madh, në stilin e phablet-it.
Sipas Droid Life, Google do të organizojë një event në maj për të prezantuar smartphone-t e tij të rinj.