Google ka krijuar një kompjuter ekuivalent me një adoleshent, një sistem inteligjence artificiale, që shpenzon të gjithë kohën duke luajtur dhe duke zhvilluar aftësitë e veta në video-lojëra. Kompania do ta prezantojë zhvillimin më të ri në eventin e makinerive teknologjike që mësojnë në mënyrë autodidakte, duke e përshkruar si “hapi parë domethënës te shkallët” për ndërtimin e inteligjencës “AI-Artificial Intelligent”, që mund të bëjë gjërat në mënyrë të pavarur.
Projekti kërkimor, i ndërtuar në Londër nga Deep Mind Techonolgies që Google e fitoi vitin e kaluar, ekspozimi i kompjuterëve që zhvillojnë softuerë me inteligjencë artificiale deri te lojërat e vjetra “Atari”. Makinerive iu treguan 49 lojëra të “Atari 2600”, tastiera e dashur nga të gjithë fëmijët e viteve ‘80, dhe iu tha të luajnë me to, pa asnjë instruksion se si ta bëjnë këtë.
Sistemi i inteligjencës artificiale i Google tejkaloi performancën e ekspertëve në 29 lojëra dhe tejkaluan me një perfomancë të shkëlqyer metodat më të mira algoritmike për realizimin e lojërave në 43 shembuj. Disa lojëra, si Ms. Pac-Man, nuk mund të jenë lehtësisht të zgjidhshme nga një formulë matematike. Në të tjera, si Video Pinball, inteligjenca artificiale mund njerëzit me një sistem që ishte 20 herë më i mirë se sa testuesit profesionistë të lojërave.
Hapi tjetër për makineritë që luajnë është zhvillimi dhe trajnimi i sistemit që të navigojë në botën e komplikuar tredimensionale të lojërave që kanë dalë në vitet 1990. “Nëse kjo mund të ngasë një makinë në lojërat me makina, atëherë me një sërë marifetesh reale, do të mund të arrijë t’i japë një makine të vërtetë. Kjo do të jetë një arritje e veçantë” thotë Hassabis ish-krijuesi i DeepMind Techologies dhe zëvendëspresidenti i inxhinierisë në Google.