Gradonna është rezorti turistik malor që ndodhet 1,350 metra mbi nivelin e detit, në qytezën e Kals, në rrëzë të malit Großglockner, në lindje të provincës së Tirolit në Austri.
Stil shumë i veçantë në dizajn dhe gjithë komoditetet dhe lehtësitë për çdo vizitor që do bëhet pjesë e tij, e bëjnë Gradonna-n një magji të vërtetë malore.
Me një zonë private SPA për çdo kabinë druri, qendra estetike luksoze me një dizajn bashkëkohor, lehtësi për çdo fillestar të pasionuar pas skijimit dhe instruktorë për të gjithë të pasionuarit e alpinizmit, e bëjnë Gradonna-n destinacionin më të kërkuar jo vetëm gjatë periudhës së dimrit, por në çdo stinë.
Pas një dite të mbushur me aktivitete, ju mund të çlodheni duke shijuar gatimet e një prej shefave më të mirë të kuzhinës në botë, Michael Karl, i cili kombinon specialitetet e zonës me kuzhinën mesdhetare dhe atë aziatike.
Pamja që ofron secila prej dhomave të hotelit që janë me pamje nga Aplet, është një përrallë më vete dhe nuk ka të paguar.
Aty ku arkitektura bëhet njësh me natyrën
E nominuar për çmimin “State Prize for Architecture” për turizmin në vitin 2014, duke qenë se përmbush të gjitha standardet e cilësisë, pjesë e listës së 1000 rezorteve më të mira dhe më të bukura në të gjithë Europën, Gradonna-n qëndron madhështore në rrëzë të malit Großglockner.
Zona e SPA-së mbulon një sipërfaqe prej 3,000 metrash katrorë, nga të cilat 42 janë kabina druri private për secilin prej vizitorëve. Fasadat gjigante prej xhami bëjnë të mundur që natyra të jetë pjesë edhe e ambienteve të brendshme të hotelit. Pjesë e këtij rezorti janë edhe 12 suita superluksoze.
Gradonna **** S është dizejnuar duke iu përshtatur stilit të një fshati malor. Në zemër të rezortit ndodhet një prej mrekullive të tij, liqeni 700 metra katrorë, me ujë të ngrohtë si banjoja termale më e madhe ku je në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën.
Materiali më i përdorur është kryesisht ai i drurit (druri i pishës, i bredhit, i lirit), si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme, i cili është në harmoni të plotë me të gjitha ngjyrat e përdorura në rezort.