Gratë që punojnë mbi 55 orë në javë rrezikohen nga depresioni

15/03/2019 11:44 AM 0 komente

Gratë të cilat punojnë mbi 55 orë në javë rrezikohen te preken nga depresioni, sipas një studimi të kryer së fundmi i cili tregon gjithashtu se e njëjta gjë vlen edhe për burrat.

Në këtë studim në të cilin u intervistuan rreth 20,000 të rritur dhe që u publikua në gazetën BMJ Epidemiology & Community Health, u zbulua se gratë që punojnë mbi 55 orë në javë rrezikohen 7.3 herë më shumë të vuajnë nga depresioni në krahasim me gratë që punojnë nga 35-40 orë në javë.

Gratë që punojnë gjatë ditëve të pushimit rrezikohen rreth 4.6 për qind më shumë të vuajnë nga depresioni në krahasim me ato që punojnë vetëm gjatë ditëve të javës.

Ndërsa burrat që punojnë gjatë ditëve të pushimit rrezikohen rreth 3.4 për qind më shumë se burrat që punojnë vetëm gjatë ditëve të javës.

Shkaqet që çojnë në përfundime të tilla janë të shumta, por sipas Gill Weston, Profesore Doktore në Universitetin e Londrës, gratë që punojnë edhe gjatë fundjavave punojnë në sektorin e shërbimit dhe përballen me një nivel më të lartë stresi, që duke i shtuar edhe nvielin e ulët të pagës, përbëjnë elementët kryesorë që i shkatojnë këtyre personave një niveli më të lartë depresioni.

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë të cilat bëheshin nëna kishin tendencë të punonin më pak orë sesa ato që nuk kishin fëmijë. Ndërsa e kundërta ndodhte tek burrat që bëheshin me fëmijë, të cilët punonin më shumë sesa ata që nuk kishin fëmijë.

Simptomat depresive në këtë studim u nxorrën duke i bërë të anketuarve një pyetësor me pyetje të përgjithshme rreth shëndetit.

Burimi: The Economic Times

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of