Kriza ekonomike dhe kriza e kredive po udhëheqin drejt një ndryshimi të madh në modelin e rritjes së ndjekur nga bankat në Greqi, të cilat për më shumë se një decade u mbështetën në një politikë agresive të kredisë familjare.
Zyrtarë të Bankës dakorduan se teksa sistemi i kredive pason daljen e ekonomisë së Greqisë nga kriza, ai do të mbështetet gjithnjëe më shumë në kreditë e korporatave dhe shumë më pak në ato të familjeve, të cilat në dekadën e kaluar udhëhoqën zgjerimin e kredisë së sistemit bankar vendor.
Megjithatë gjatë decades së kaluar, kreditë e individëve u rritën nga 16.8 miliard euro, në dhjetor të vitit 2000 në 119.28 miliard në dhjetor të vitit 2009. Bankat ndërmorrën një qasje të tillë agresive ndaj kredive familjare sa që akorduan kredi hipotekore me vlerë mbi 1 miliard euro çdo muaj.
Kjo mbështeti fitimet dhe rritjen e fortë të bankave brenda dhe jashtë Greqisë në atë decade, raporton Kathimerini.