Eurobanka do të fillojë procesin e konfiskimit të gjashtë kompanive hoteliere, të cilat kanë nëntë njësi, pas përfundimit të sezonit turistik. Këto kompani i detyrohen 130 milionë euro, që tashmë janë cilësuar si kredi të këqija, huadhënësit.
Sipas Constantinos Vassiliou, përgjegjës për korporatat dhe investimet në Eurobank, hotelet janë të vendosur përgjatë bregdetit Jonian, ndërsa një prej tyre i vendosur në Peloponez.
Banka do të marrë kontrollin e sipërmarrjeve në bashkëpunim me pronarët aktualë apo sipas dispozitave ligjore.
Gjatë fjalimit në konferencën e përvitshme të Konfederatës së Turizmit Grek SETE, Vassiliou shpjegoi se, deri tani, Eurobanka ka dhënë deri në 200 milionë euro hua për investime në sektorin e turizmit, si dhe ka miratuar një tjetër hua prej 250 milionë eurosh për të njëjtin qëllim.
Për më tepër në 2017, kanë shprehur interes për financimin e planeve të bizneseve turistike deri në 300 milionë euro.