Janari premton se do të jetë një muaj i vështirë për sa u përket negociatave midis Athinës dhe kreditorëve të Greqisë dhe gjasat janë që do të pezullohen masat për të lehtësuar barrën e borxhit, të cilat u ngrinë muajin e kaluar pas vendimit të qeverisë për të shpërndarë ndihma për pensionistët.
Grupi europian i Punës është programuar që të mblidhet më 12 janar, që përfaqësuesit të raportojnë përpara zyrtarëve të lartë të BE-së për situatën e negociatave me Athinën.
Gjatë dhjetorit, negociatat mbetën në vend, bisedimet kanë dështuar që nga hera e fundit që kreditorët ishin në kryeqytetin grek.
Nga një anë, ka mospërputhje mes huadhënësve dhe Athinës në lidhje me hendekun fiskal që ka avancuar për 2018-n dhe që tani do të duhet të mbushet (qeveria do të duhet të vendosë nëse do të bëjë shkurtime të reja), dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje për sa u përket marrëdhënieve të punë, për shkak të mungesës së zhvillimeve mbi kontratat kolektive të punës.
Nga ana tjetër, diferencat midis Eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi objektivin e suficitit primar të buxhetit nuk janë ngushtuar, me FMN-në që këmbëngul se pjesëmarrja e saj në programin e shpëtimit do të varet nga masat që do të marrë Athina për periudhën pas përfundimit të programit (2019 dhe 2020), në mënyrë që të arrijnë nivelin e lartë të suficitit 3.5% të PBB-së që kërkon Eurozona.
Pesimistët në Bruksel thonë se zhvillimet e nevojshme në çështje si reduktimi i tavanit të çlirimit prej taksave, si dhe reforma të tjera në sistemin tatimor duhet të përmbushen deri në fund të janarit që kreditorët të rikthehen në Athinë.