Qeveria ka prezantuar ndryshimet në përllogaritjen e taksës mbi pronën, duke hamendësuar se kostot politike që do të shkaktohen nga imponimi i detyrimeve të larta ndaj pronarëve do t’i tejkalojë përfitimet e saj.
Ministria e Financave tha se tatimi shtesë (për pronarët, pronat e të cilëve e kanë vlerën të paktën 200,000 Euro) nuk do të marrë parasysh as fermat, si dhe projekt ligji për përjashtimin nga tatimi të një numri pronarësh do të tërhiqet.
Ministria shtoi se tatimi do të paguhet me 5 këste, duke filluar në shtator dhe duke përfunduar në janar të 2017.
Vendimi SYRIZA-s ka shkaktuar probleme edhe brenda partisë, sikurse disa deputete kanë shprehur shqetësimin tyre në lidhje me mundësinë se mijëra taksapagues do të ngarkohen me një tatim shumë të lartë dhe për përfshirjen e taksës mbi tokën bujqësorë në shumën totale.
Problem mori përmase dhe më të mëdha kur ministria përllogariti se shumë pronarë iu takonte të paguanin shumë më tepër se vitin e shkuar.