Norma e papunësisë në Greqi njoftoi një rënie të vogël në qershor, sipas shifrave të publikuara nga Autoriteti Statistikor Helenik (ELSTAT), teksa niveli i saj i rreguluar për sezon arriti në 27 për qind, krahasuar me 27.1 për qind në maj të vitit 2014 dhe 27.6 përqind në qershor të vitit 2013.
Megjithatë, në korrik, në Organizata e Fuqisë Punëytore e vendit (OAED) ka regjistruar një rritje të vogël të numrit të personave të regjistruar si të papunë.
Të dy shifrat si ato nga ELSTAT ashtu dhe ato nga OAED kanë shkaktuar shqetësim në Ministrinë e Financave, duke qënë se ato lidhen me muaj gjatë të cilëve turizmi kishte dyndje dhe punësimi sezonal u rrit në mënyrë të konsiderueshme.
Shifrat sugjerojnë se do të jetë e vështirë të ulet norma e papunësisë nga ky nivel i lartë , raporton Kathimerini.