Indeksi i qarkullimit vjetor ka qëndruar në nivele të ulta dhe për një muaj tjetër, ku shqetësuese kanë qenë të dhënat mbi produktet që shkojnë në tregjet e huaja.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave të publikuara të mërkurën për indeksin e muajit maj tregojnë shifrën më të lartë të këtij viti. Gjithsesi, mbetet shumë larg nivelit që do ta bënte industrinë greke të qëndrueshme, me perspektiven e rritjes dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Në krahasim me muajin maj një vit më parë, indeksi tregoi një rënie me 13.4%,pas një rënie më 3.8% nga maji 2014. Kjo çon në përfundim se industria greke ka një rrugë të gjatë para për të rikuperuar humbjet nga zhvillimet politike dhe ekonomike të verës së shkuar.