Turizmi në Greqi sigurisht që ka gjasa të arrijë rekord të ri në të gjitha kohërat këtë vit, pas atij të vitit 2017, pasi në tremujorin e parë të vitit 2018 raportohet një rritje prej 13.8 për qind në krahasim me vitin e kaluar, bën te ditur Banka e Greqisë.
Rritja e të ardhurave nga turizmi, sidomos në mars tregon se sezoni i turizmit po zgjat, gjë që do të nënkuptonte reduktim të elementit sezonal të industrisë, shkruan media vendase eKathimerini – dhe rrjedhimisht më shumë para për ekonominë greke si dhe vende pune. Vetëm në muajin mars, rritja në të ardhurave në turizëm arrinte në 28.2 për qind në baza vjetore, një shenjë tjetër e një viti të veçantë, në rast se nuk ndodh diçka e paparashikuar.
Të dhënat e Bankës Greke tregojnë se të ardhurat nga turizmi deri në fund të marsit arrinin në 557 milionë euro, kryesisht falë rritjes prej 18.9 për qind të të ardhurave nga vizitorët e Bashkimit Europian. Pjesa më e madhe e turistëve raportohet të jenë gjermanë dhe britanikë.
Bilanci i turizmit tregoi një tepricë prej 86 milionë euro në tremujorin e parë, duke krahasuar shifrën e arritur në periudhën janar-mars të vitit 2017.