Investitorët joshen nga sektori luksoz teksa rritet turizmi
Për 20 vjet, një ndërtesë hoteli në Porto Heli të Greqisë ka qenë diçka e shëmtuar në brigjet e këtij gjiri piktoresk. Në pamundësi për t’u përshtatur me ndryshimin e kohëve, hoteli i vitit 1970 dështoi, u konfiskua nga kreditorët, dhe përfundimisht mbylli dyert e tij në mes të viteve 1990.
Sot, hoteli më i ri e tepër shik me pesë yje i Greqisë shpaloset për disa milje përreth si një skulpturë verbuese postmoderne. E riquajtur Nikki Beach Resort dhe Spa, ajo ofron një ambient të freskët mesdhetar për mysafirët e kamur.
Hoteli është hapur vetëm para disa javësh, por është rezervuar tashmë pothuajse i gjithi, me norma që variojnë mes 300 euro dhe 350 euro (395 dhe 460 dollarë) për një dhomë dyshe dhe deri në 850 euro për një suitë në katin e fundit.
Pas disa vitesh të vështirë, turizmi grek po rritet sërish, duke tërhequr një grup personash të pasur ndërkombëtarë këtë verë. Personat e famshëm si modelja e modës Naomi Campbell dhe aktori Russell Crowe janë zbuluar se i kanë kaluar pushimet në ishujt greke këtë vit. Dhe me gjithë sharmin, ka interes të ri nga investitorët në sektorin e hotelerisë luksoze të Greqisë. Investitorët, kohët e fundit, kanë blerë aksione në disa vendpushime në muajt e fundit, duke përfshirë edhe hotelin Astir Palace, një pronë luksoze në breg të detit, dhe Amanzoe, e cila sheh mbi detin Egje.
Vëzhguesit e industrisë thanë se po planifikohen rreth 4 miliardë euro investime të reja, të gjitha në kategoritë me katër dhe me pesë yje. Disa vëzhgues thanë se vendi këtë vit mund të përballet me një mungesë të dhomave të hoteleve me katër dhe pesë yje.
“Çfarë mund të them? St. Tropez ka dalë jashtë loje, Myconos është në lojë”, – tha Andreas Andreadis, president i Shoqatës së Ndërmarrjeve të Turizmit Grek. “Greqia është sërish në modë”.
Më shumë se dy duzina projektesh për hotele që shtrihen nga Korfuzi deri në Kretë janë në bordet e projektimit. Rreth gjysma e atyre projekteve po financohen nga kompanitë e huaja me kapital privat si Oaktree Capital Menaxhimit LP.
Të tjerët po planifikohen nga grupet e investimeve të drejtuara nga grekë. Firma ndërkombëtare, të tilla si Hilton Worldwide Holdings Inc, HLT -0.30% Four Seasons hotels, Rotana Group e Abu Dhabi dhe Nikki Beach Hotels and Resorts, po ofrohen për të menaxhuar pronat.
Kriza e borxhit të Greqisë ka krijuar edhe mundësi, thanë disa investitorë. Vlerat e tokës kanë rënë mes 30% dhe 50%, dhe kostot e punës kanë rënë me një të pestën ose më shumë.
Ndërkohë, qeveria e Greqisë po përpiqet të shkurtojë burokracinë dhe të përmirësojë klimën tradicionale të antibiznesit të vendit. Vitin e kaluar, qeveria përshpejtoi ndërtimin britanik të një hoteli prej 267 milionë eurosh dhe kompleksit të golfit në Kretë që po zgjaste prej 16 vjetësh. Ndërtimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm.
Rreth 19 milionë turistë pritet të vizitojnë Greqinë këtë vit, që do të ishte një shifër rekord, nga 17.9 milionë vitin e kaluar.
Vendi po përfiton gjithashtu nga trazirat në destinacionet rivale mesdhetare si Egjipti apo Turqia fqinje. Sipas STR Global, një konsulent hotelesh, normat e banimit në hotelet e Athinës u rritën në 83% në fund të majit dhe 70% në të gjithë Greqinë, duke kërcyer me më shumë se një të tretën nga një vit më parë. Të ardhurat e dhomave janë rritur 46%.
“Të arrish marrëveshje në mjedisin lokal mbetet një proces i gjatë dhe i vështirë dhe pasiguritë me elementet kyçe përfshirë lejet dhe grantet vazhdojnë”, -tha Spiros Spiropoulos, një këshilltar i Oaktree.
Ende, Oaktree po ecën përpara duke iu bashkuar operatorëve lokalë turistikë Sani SA për të ngritur një zinxhir hotelesh. “Por ne besojmë se kemi organizimin e drejtë”, – tha z. Spiropoulos.
Interesi më i madh ka qenë në ndërtimin e pronave të reja. Një pjesë e mirë e aksioneve të hoteleve ekzistuese të Greqisë janë “varrosur” nën një mal me borxhe. Sipas një studimi të kohëve të fundit, gati gjysma e 9,700 hoteleve të vendit nuk janë në gjendje të paguajnë borxhet e tyre, ndërsa analistë të industrisë thanë se raportet e borxhit për sektorin janë 15 herë të ardhurat operative, dy ose tre herë më lart se shifra që konsiderohet e qëndrueshme.
Por ristrukturimi i atij borxhi mund të kërkojë disa vite, ndërsa bankat e Greqisë “kurojnë” bilancet e tyre dhe qeveria e Greqisë rinovon ligjet e vjetruara të falimentimit të vendit.
“Për sa kohë që bankat ende operojnë, ka me të vërtetë një sferë të kufizuar për hyrje. Pronarët nuk shesin për shkak të kapitalit negativ dhe bankat nuk janë të gatshme për të ndërmarrë ndonjë ‘fshirje’ kuptimplotë”, – tha Miltos Kambourides, themelues i Dolphin Capital Investors Ltd DCI.LN -1,41%, një firmë private e kapitalit të specializuar në investimet e pronës. “Pasi sistemi bankar të bëhet edhe më i shëndetshëm, unë pres që bankat të fshijnë kreditë ose të mbyllen, dhe kjo do të mundësojë arritjen e marrëveshjeve”.
Dolphin Capital ka investuar tashmë afro 400 milionë euro në zhvillimin e projekteve të reja në Greqi, duke përfshirë blerjen dhe rimodelimin e vendpushimit turistik Nikki Beach, si dhe rezortin luksoz Amanzoe pranë tij dhe po planifikon të shpenzojë më shumë se 1 miliard euro gjatë tetë viteve të ardhshme. Kompania ka plane për të investuar shuma të konsiderueshme në blerjen e aktiveve të hoteleve ekzistuese sapo të bëhen të disponueshme. Dolphin solli në zinxhirin Nikki Beach, me bazë në Majami për të menaxhuar pronën Porto Heli. Është investimi i parë në hotel i Nikki në Europë. Jack Penrod, themelues i Nikki, tha se ai po kërkon edhe dy prona të tjera në Greqi.
“Ndërsa vëzhgojmë Europën, Greqia ka ofruar disa marrëveshje shumë të favorshme.
Rimodelimi i hotelit kushton rreth 40% më pak se ndërtimi i një hoteli të ri, dhe rimodelimi përshtatet fare mirë me atë që ne dëshironim të bënim”,- tha z. Penrod.